Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, shprehet se, Kim Jong-un , ka rënë dakord të mbyllë një nga testet më kryesore të raketave në Korenë e Veriut
Pas takimit në Phenian, dy liderët ranë dakord për denuklarizimin e vendit të tyre. Kjo marrëveshje u cilësua nga Jong-un, si një hap drejt paqes ushtarake në gadishull, informon dritare.net
Kim gjithashtu tha se, shpresonte, që në një të ardhme të afërt të vizitonte, Seulin dhe ai do të ishte presidenti i parë i Koresë së Veriut që do e bënte këtë.
Fokusi kryesor i samitit ishte çështja e denuklarizimit. Ndërsa SHBA-ja dhe Koreja e Veriut në terma të gjerë kanë rënë dakord të punojnë drejt këtij qëllimi, megjithëse negociatat kanë ngecur./K.C/dritare.net