Korçë/ Manastirliu: Materniteti i ri do hapet brenda vitit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë inspektimit të punimet në maternitetin e Korçës, tha se shumë shpejt do hapen dyert e maternitetit të ri .

Materniteti i ri i Korçës sapo ka përfunduar rikonstruksionin dhe pritet të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë, për të nisur funksionimin brenda këtij viti. Gjithashtu, ministrja Manastirliu theksoi se ky nuk është materniteti i vetëm që investohet.

 “Po përfundon investimi i rëndësishëm për maternitetin e ri të Sarandës. Vijojmë me investime të munguara ndër vite, në maternitetin e Beratit, të Lezhës, të Kukësit, Matit, Pogradecit, etj; me synim që shërbimi për nënën dhe fëmijën të jetë cilësor dhe afër vendbanimit”, tha ministrja.

LEXO DHE :  Për Pashkë, te Rapsodia

Materniteti i ri i Korçës do të ketë 45 shtretër, dy salla operacioni, dy salla lindjeje, repartin e Neonatologjisë, Reanimacionit, etj; dhe i shërben një popullate prej 270 mijë banorë./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.