Korçë, arrestohen 5 persona për 3.8 gram drogë
Dritare.net
Arrestimi i tyre u bë pasi mëngjesin e sotëm në lagjen nr 6, Korçë, në një lokal, katër shtetasve të sipërpërmendur iu gjet një sasi prej 3,8 gr lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, të cilën dyshohet se ia kishin blerë shtetasit Mariol Kolonjari.
Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Mariol Kolonjari iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 1.9 kg bimë e dyshuar kanabis sativa; 1.6 gr e lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë; 1 autoveturë tip “Audi”, me targa AA 175 MT, në pronësi të shtetasit Bledar Hasa, si edhe 5 (pesë) aparate celulari. Materialet në ngarkim të shtetasve i kaluan Prokurorisë Korçë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.