Konventa e PAA, Duka thirrje shqiptarëve: Mos ikni, secili vlen për vendin
Dritare.net
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PAA-së Agron Duka prezantoi programin e partisë që drejton, ndërsa theksoi se sot më shumë se kurrë vlen thirrja ndaj shqiptarëve: “Mos ik, ti vlen për vendin tënd, Shqipëria është e jona”.
Qëllimi i PPA dhe kësaj konvente sipas Dukës është të ngrejë flamurin e gjelbër duke u distancuar nga politikat dhe praktikat e dështuara deri tani dhe larg egoizmave mikropolitike.
“Kontributi që japim mund të jetë modest, por kauza jonë është e madhe se e tillë është rëndësia që ka bujqësia, ambienti ku ne të gjithë meritojmë një jetë më të mirë. T’i themi jo varfërisë, krimit, korrupsionit dhe arrogancës, t’i themi po mirëqenies dhe zhvillimit të vendit tonë. Eliminimi i varfërisë, urbanizimi i rural, prodhime bujqësore të sigurta, zhvillim i qëndrueshëm bujqësor, turizëm rural dhe mjedis cilësor janë disa nga pikat e programit të PAA”, tha Duka.