Konsulli i Shqipërisë, kundër kandidaturës së Blerim Rekës për president të Maqedonisë së Veriut!
E Shtunë 20 Prill 2019, 12:12
Dritare.net
"Keqpërdorimi politik i pozitës së konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë, për interesa personale, nuk i bën nder as Republikës së Shqipërisë, as Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe as qytetarëve të këtij vendi. Mua më ka ardhur pak çudi heshtja e Kosovës dhe e Shqipërisë. Natyrisht është legjitime që edhe Prishtina dhe Tirana kanë një kandidat të preferuar presidencial, ndoshta kanë Pendarovskin për arsye të koalicioneve apo të relacioneve miqësore, qeveritare, partiake, me Shkupin zyrtar. Përpos përkrahjes së Vetëvendosjes dhe Albin Kurit, përkrahjeje tjetër nuk ka ardhur as nga Republika e Kosovës as nga Republika e Shqipërisë.",- thotë Reka./K.C/dritare.net