Kompanitë farmaceutike në alarm, bota ka nevojë për antibiotikë të rinj
Dritare.net
Në një deklaratë të përbashkët, në Forumin Ekonomik Botëror, u shprehën se vlera e antibiotikëve "nuk pasqyron përfitimet që ato sjellin në shoqëri".
Në këmbim, ata kanë premtuar për të investuar në kërkime dhe për të përmirësuar qasjen ndaj antibiotikëve në mbarë botën.
Nënshkruesit përfshijnë GSK, Merck, Pfizer dhe Johnson & Johnson.
Ka pasur paralajmërime të përsëritura se bota është në prag të një "epoke post-antibiotike", duke ngritur mundësinë që infeksionet të shërohen.
Ajo do të jetë një botë në të cilën kirurgjia dhe terapitë e kancerit, do të jenë të varura nga antibiotikët.
Në deklaratë thotë se qasja aktuale ka "dështuar në masë të madhe", pavarësisht investimit të miliarda dollarëve.
Ajo gjithashtu shfaq sfidat e "frikshme" shkencore që kanë çuar shumë kompani farmaceutike të tërhiqen nga hulumtimi për antibiotik. Në këtë moment, një kompani paguhet vetëm për barnat që shet.
Shefi ekzekutiv i AstraZeneca Pascal Soriot ka thënë:
"Industria është e gatshme të angazhohet me qeveritë për të zhvilluar struktura alternative të tregut për të mundësuar investimin e qëndrueshëm të nevojshëm për të kapërcyer sfidat e jashtëzakonshme teknike dhe shkencore të zbulimit dhe zhvillimit të antibiotikëve".
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Margaret Chan tha se: "rezistenca Antimicrobiale është përtej kapacitetit të çdo organizate apo vendi për të menaxhuar apo zbutur të vetëm këtë problem, prandaj nevojitet bashkëpunim.