Kompania bëri reklamë polemizuese, tërhiqen nga shitja produktet e Dolce&Gabbana
Dritare.net
Në reklamë shfaqej një modele kineze, e cila po stërmundohej të hante pica dhe makarona me shkopinj. Kjo fushatë e mor si tallje ndaj kulturës kineze, dhe bëri që të shfaqeshin stereotipe të shumta.
https://youtu.be/KvSVYphuDYo
Polemikat rrezikojnë të nxjerrin “Dolce & Gabbana” nga një prej tregjeve më të mëdha luksoze të botës.
Shumë personalitete në botë kanë kërkuar bojkotimin e markës, por kriza u thellua edhe më shumë, kur u zbuluan mesazhet e bashkëthemeluesit Stefano Gabbana, me përmbajtje fyese ndaj kinezëve.
Kompania kërkoi ndjesë, dhe tha se llogaritë e Gabbanës në Instagram ishin piratuar. “Ne nuk kemi asgjë tjetër veçse respekt për Kinën dhe popullin kinez”, shkruhej në një mesazh të kompanisë.
Nga kjo që ndodhi, u anulua një sfilatë e planifikuar në Shangai. Polemikat vazhdojnë, pasi tregtarët në Kinë janë tërhequr nga marka. Të premten, produktet e “Dolce & Gabbana” nuk ishin më të disponueshme në faqet kryesore të shitjeve “online” në Kinë./E.B-dritare.net