Komisioni Tahiri/ Debati Paloka-Felaj: Ju keni uzurpuar postin e kryetarit
Dritare.net
Debati nis për shak të rendit të dirs, ku përfaqësuesja e PD-së, Ermonela Felaj kërkoi kalimin e disa pikave të diskutuara në mbledhjen e kaluar ku opozita nuk mori pjesë.
Ndërkohë, kreu i Komisionit, Edi Paloka tha se mbledhja e kaluar ishte nul dhe mazhiranca kishte uzurpuar postin e tij. Sipas Palokës komisioni u mblodh për të bërë zhurmë, pasi atë ditë zhvillohej gjyqi për ‘kuksianët’ dhe mazhoranca kërkonte të bënte zhurmë.
Debatet:
Paloka: Ju atë ditë keni uzurpuar postin tim dhe nuk keni pasur të drejtë që të mblidhni komisionin. Ju e bëtë që te bënit zhurmë, pasi atë dite ishte gjyqi për kuksianët. E ashtuquajtura mbledhje ishte në shkelje të ligjit dhe është nul. Sot është mbledhja e tretë dhe jo e katërt.
Felaj: Duhet të vazhdojmë në atë pikë që e kemi lënë dhe jo kur të doni ju. Ne jemi paraqitur në ketë mbledhje dhe ju nuk ishit paraqitur. Unë nuk kam marrë kompetencën tuaj. Ju na akuzoni se ne vonojmë komisionin, por ne kemi qenë korrekt dhe kemi ardhur në çdo mbledhje.
Noka: Pa marrë autorizimin tim ju nuk duhet të ishit mbledhur dhe të shqyrtonit çështjen. Keni uzurpuar postim tim./K.C/dritare.net