Komisioni i Medias/ Sherr me deputetëve, Vokshi thirrje Ruçit: Nxirr Veliajn  

Ka nisur me debate të forta ditën e sotme ,Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pasi kryetarja e këtij komisioni nuk ka pranuar që në komision të jetë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në ketë mbledhje ka qenë e ftuar vetëm Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro për të folur për çështjen e Teatrit Kombëtar. Por anëtarët e mazhorencës kanë thënë se janë ata që e kanë ftuar Veliajn. Kaq ka mjaftuar që të plas sherri, pasi Veliaj ka insistuar të qëndrojë në komision. Nesër kur është edhe dita që ai duhet të jetë i pranishëm në komision, por nuk mund të paraqitet për shkak të axhendës së ngarkuar. Ndërkohë që Albana Vokshi i ka kërkuar gardës të nxjerri jashtë me forcë Veliajn. Nga ana tjetër kryetari i bashkisë vazhdon të qëndrojë në mbledhje. Po ashtu Vokshi ka kërkuar ndihmën e Gramoz Ruçit për të zhbllokuar situatën. V.D/.Dritare.net/

LEXO DHE :  Video/ Udhëtimi në Vjenë, Basha shoqërohet në aeroport nga Shkëlzen Berisha

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.