Komisioni hetimor për DSIK, Basha: Do të hetojmë në të gjitha format

Pas përfundimit të tryezës për lirinë e medias organizuar nga PD, kryedemokrati Basha ka deklaruar për mediat lidhur me kërkesën e Presidentit Meta për DSIK.

Me një letër drejtuar kryeparlamentarit Ruci si edhe krerë të grupeve parlamentar, Presidenti Meta kërkoi sot ngritjen një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar punën e DSIK e cila sipas kreut të shtetit, ka pajisur me certifikatë sigurie brenda 24 orëve, zv/ministrin e jashtëm Gent Cakaj.

“Kemi nisur punën për të hetuar në të gjitha format.”- u shpreh Basha, ndërsa shtoi se PD do të kërkojë hetim për kryeministrin Edi Rama, ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, zv/ministrin Gent Cakaj si edhe institucione të tjera përgjegjës.

Pyetje: Presidenti Meta ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor ndaj DSIK-së për rastin Caka, ju do i bashkoni votat me LSI-në për ngritjen e e këtij komisioni?

Basha: Nuk jam në dijeni të kerkesës së presidentit, por që prej publikimit dje të dekretit të Presidentit, ashtu siç bëra publike dhe në emisionin Opinion mbrëmë, kemi nisur punën për të hetuar në të gjitha format e mënyrat duke përfshirë dhe hetimin parlamentar, përgjegjësitë e DSIK-së, zv.ministrit Caka, ministrit Bushati, kryeministrit Rama dhe Shërbimit informativ të shtetit në dhunimin e ligjit për informacionin e klasifikuar sekret në Republikën e Shqipërisë dhe pasojat që kjo ka për sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s

LEXO DHE :  Ja pse duhet të pini ujë me limon çdo mëngjes!

Pyetje: Pra do kërkoni ju një komision hetimor Zoti Basha?

Basha: Këtë që sapo ju thashë. Besoj isha i qartë?/A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.