Kolegji Zgjedhor vendos trupën që do të shqyrtojë padinë e Forca Rinia
E Martë 30 Maj 2017, 16:04
Dritare.net
Sipas kësaj partie, regjistrimi i PD, dhe PR ishte në shkelje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.
Sot eshtë hedhur shorti nga Kolegji Zgjedhor ku ka përzgjedhur trupën gjykuese, e cila do te shqyrtojë kërkesë padinë e partisë “Forca Rinia”. Relator i çështjes për shqyrtimin e kërkesës së partisë “Forca Rinia”, me short u zgjodh Sotiraq Lubonja, ndërsa anëtar të trupës gjyqësorë janë Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa, Tomorr Skreli dhe Astrit Kalaja./ dritare.net