Kokëdhima: PS trafikoi votat për partinë e Dules. Koalicioni me PDIU i panevojshëm
Dritare.net
“Dule është një sharlatan dhe unë nuk kam shumë dëshirë që të merrem me deklaratat e Dules, as të asaj pseudo partisë së tij. Madje nuk përkrah as debatin në Parlament, që bëhet me të. Dulja është bërë deputet me dy krime elektorale. Duke vjedhur votat në bashkinë e Finiqit dhe Vagalat. Komisioni i KZAZ 88 në Ksamil i nxori të pavlefshme kutitë e tij dhe ia numëruan në Tiranë. Megjithatë, nuk bëhesh dot prapë deputet, por PS i trafikoi disa vota që të merrte mandatin dhe ka të drejtë tani që bën ato diskutime në Parlament. Ky është deputeti i vërtetë, Vangjel Dule”, tha Kokëdhima.
Gjithashtu, Koço Kokëdhima foli edhe për krijimin e koalicionit me PDIU-në, partinë e Shpëtim Idrizit, që sipas tij është i panevojshëm.
“Zgjerimi i koalicionit tonë me PDIU është e panatyrshme, është e panevojshme, dhe ndoshta dhe diçka më shume se kaq”, u shpreh Kokëdhima./dritare.net