Kofi Anan, ja çfarë pashë kur e takova!

Nga Rexhep Qosja

Ish Sekterari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan është ndarë nga jeta. Ai ishte për vizitë në Kosovë pas Luftës Çlirimtare. Si anëtar i Këshillit të Përkohshëm Administrativ të Kosovës pata rastin ta takoj gjatë një vizite që ai e bëri në Prishtinë. Përshtypjet nga ky takim po i publikoj në këtë postim të shkëputur nga Ditari, vëllimi VIII, i cili do të botohet së shpejti.

13.10.1999

***
Pas Bernar Kushnerit dhe gjeneral Rainhardit fjalën e merr Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Anani.
Kofi Anani është më i shkurtër se ç’e tregojnë televizionet.
Kofi Anani ka një pamje shumë origjinale dhe në këtë origjinalitet do të ketë kontribuar prejardhja e tij ndoshta disaracore dhe ndoshta disaetnike.
Në ngjyrën e fytyrës së tij janë shkrirë ngjyresa afrikane, aziatike dhe evropiane.
Edhe në trajtën e kokës së tij do të jenë shkrirë trajta kokash të të tri këtyre kontinenteve.
Kofi Ananin sytë e mi e shikojnë me adhurim për atë bashkim të jshtëzakonshëm e shumë të pëlqyer të të ndryshmeve.
Të ndryshmet sjellin bukuri, dhunti, mençuri dhe maturi.
Dhuntitë dhe virtytet e Kofi Ananit do të tregohen në plotësinë e tyre mbasi të fillojë të flasë – anglisht.
Flet për të përgjithshmet.
Flet për të përbashkëtat njerëzore e politike.
Përmend deportimet tona ( të dhunshme), përmend kampet në të cilat ishim vendosur në Maqedoni dhe në Shqipëri.
Mandej flet për tolerancën, si e mirë e madhe e paqes mes njerëzve.
Mandej flet për bashkëjetesën si pashmangshmëri e të sotmes dhe e të ardhmes së njerëzve.
Fjala e tij ishte domethënshëm e sistemuar, e filluar dhe e përfunduar. Fjalitë në të cilat ishte i përmbajtur qëllimi i ardhjes së tij shquhen me theks zanor dhe diksion pothuaj artistik.
Mendoj: deri në moshën në të cilën jam nuk më kishte takuar të shoh figurë politike, shtetërore e intelektuale kaq përshtypjebërëse me origjinalitet pamor dhe me origjinalitet gojor. Nuk e kanë zgjedhur kot Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së./dritare.net

LEXO DHE :  Dizanje fantastike të shkallëve prej druri

***

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.