Klosi: Marina në disa zona bregdetare dhe në liqenin e Shkodrës

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila bëri me dije se do të investohet edhe për marinat në disa zona bregdetare të vendit si dhe në liqenin e Shkodrës.

Klosi: Me politikat e ndjekura kemi shumë tepër interes edhe për marinat. E para marinë shumë interesante është porti i Vlorës, i cili tashmë është në negocim për të parë disa investitorë realë që duan të trasnferojnë edhe portin e vjetër të Vlorës në një port biznesi. Në Sarandë po ashtu, në Velipojë, në Durrës. Po ashtu edhe përpjekja për të ndërtuar një marinë brenda liqenit të Shkodrës. Ne nuk e shfrytëzojmë atë pasuri të madhe të liqenit./oranews/

LEXO DHE :  Nihan e “Dashuri e Pafund” feston ditëlindjen, ja urimi më i bukur për të!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.