Klodiana Lala: Dosja 339/1 përgjime skandaloze zyrtarësh të lartë
Dritare.net
Sipas Klodiana Lalës, në dosjen 339/1 gjenden shumë emra zyrtarësh e personalitetesh që na tregojnë se cili është shteti jonë, kush na drejton. Atje ku ajo thotë se flitet për shumëçka veçse jo për hallet e qytetarëve.
“Ajo çfarë di të them lidhet me faktin se unë kam disa ditë në fakt që po gjurmoj një material që është në fakt një dosje e vetme dhe ajo është dosja me numër 339/1. Jemi në një fazë kritike të kriminalitetit në vend, sa i përket kriminalitetit, lidhjeve okulte të krimit me politikën. sa i përket përfshirjes së zyrtarëve të lartë në vepra korruptive, vettingu që po ecën më hapin e breshkës dhe një sërë problematikash që duhen diskutuar. Për momentin unë jam fokusuar tek një çështje dosja me numër 339/1. Adi, kam arritur të shoh një pjesë të saj në pamundësi për ta parë të gjithën por më besoni se aty ka perla në se mund ta quaj në gjuhën e zbukuruar mediatike.
Janë përgjuar aq shumë njerëz e aq shumë personalitete, aq shumë zyrtarë të gjitha fushatë e të gjitha niveleve dhe aty kupton dhe njeh shtetin tënd. Në atë dosje kupton se si funksionon shteti ynë sepse aty flitet për shumëçka, por vetëm për interesin e qytetarëve nuk flitet. Kur tis sheh se një kryetar bashkie flet me një njeri që ka qenë i dënuar për vrasje, kur ne kemi një pjesëtar të kabinetit të kryeministrit që flet për gjëra të caktuara dhe mos më kërko të them shumë detaje për faktin se gjëja është në zhvillim, kur ti ke të përgjuar prefektë të qarqeve duke folur për gjëra të caktuara…etj. Unë si gazetare pres që prokuroria të veprojë me shpejtësi skëterrë që të mos iu jepet shansi këtyre njerëzve me pushtet që të dëmtojnë provat”, tha gazetarja në studion Krastës./ I.M-Dritare.net