Klinton me mbështetjen më të lartë gjatë gjithë garës, fiton 12 pikë më tepër se Tramp
Dritare.net
Mospranimi i plotë i Tramp ka bërë që Klinton të fitojë epërsi dyshifrore kundër rivalit të saj, sipas anketës të bërë së fundmi nga ABC-news.
Kandidatja demokrate kryeson tani mbi Trump me 12 për qind në mesin e votuesve të mundshëm.
Trajtimi i grave nga Trump, sulmet dhe deklaratat e fundit kundër tij, si dhe refuzimi i tij për të thënë nëse ai do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve kanë shtyrë votuesit të votojnë kundër, thotë sondazhi .
Votuesit e mundshëm, nga 69-24 për qind thanë se janë dakord me përgjigjen Trump ndaj pyetjeve në lidhje me mënyrën si i ka trajtuar gratë, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale në javën e fundit.
Një përqindje e gjerë e votuesve ishin dakord me Trump i cili quajti zgjedhjet e manipuluara, dhe me hezitimin e tij për të pranuar Klintonin si fituese.
Sipas sondazhit, 59% e votuesve të mundshëm nuk ishin dakord me mendimin e tij se zgjedhjet janë manipuluar në favor të Klintonit dhe 65% e dënon refuzimin e tij për të thënë nëse do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve.
Klinton, tani udhëheqëse ndaj Trump, 50 me 38 për qind, ka arritur në pikën e saj më të lartë të mbështetjes deri më sot, ndërkohë që Trump ka arritur në më të ulëtën e tij, sipas ABC News dhe Washington Post.
Sondazhi ka një përqindje gabimi prej 3.5 pikësh./dritare.net