Klea Huta shumë shpejt në Top Channel me një super projekt

Klea huta shumë shpejt në Top Channel.

Bëhet fjalë për një projekt me producent fotografin e njohur Artan Korenica dhe moderatore, Klean. Fillimisht, u përfol se drejtimi i emisionit i ishte besuar motrës së Dren Abazit, Rina, por duket se frerët e programit do t’i ketë vetë Klea.

Bëhet fjalë për një emision me 12 puntata e me 12 shqiptarë të famshëm në botë, të cilët do të hapin dyert e shtëpisë për Klean dhe stafin e saj.

Këngëtarja, aktorja dhe moderatorja do të hyjë në shtëpitë e vipave dhe me anë të pyetjeve të shkurtra, interesante e shpesh herë edhe funny, do të zbulojë mjaft të pathëna për jetën e këtyre personazheve

SHBA, Itali, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar – janë disa prej vendeve ku do të udhëtojë stafi i programit dhe pjesë do të jenë disa emra mjaft të njohur si Emina Cunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho… emrat e tjerë po i lëmë surprizë.

LEXO DHE :  Burri e godet me sqepar, 57 vjeçarja: Kam frikë për jetën!

Mjaft emra që e kanë të vështirë të jenë pjesë e intervistave në Shqipëri, tashmë kanë mundësinë të jenë prezentë në publikun shqiptar me rrëfime dhe mjaft të pathëna për jetën dhe karrierën e tyre.

Duke qenë se kjo verë do të jetë mjaft e mbushur dhe me xhirime, ne i urojmë Kleas dhe stafit suksese dhe jemi të sigurtë që sezoni i ri televiziv në shtator do ta rikthejë Klean aty ku meriton të jetë. /Blitz.al/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.