Kjo këngë nuk pëlqehet vetëm nga shqiptarët, por edhe nga Justin Bieber
E Hënë 17 Prill 2017, 18:06
Dritare.net
Mund të themi pa frikë se “Despacito” është kthyer në një nga këngët më të pëlqyera për shqiptarët. E dëgjon thuajse kudo: në “club”-e, në makinë, në festa, në evente, në punë, në shtëpi… Nëse mendoni se jemi vetëm ne të çmendur pas kësaj kënge, gaboheni sepse edhe Justin Bieber është fiksuar pas “Despacito”. Këngëtari kanadez ka publikuar remiksin zyrtar të hitit të Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, shkruan blitz. Justin sigurisht që është përpjekur ta përshtatë tekstin edhe në anglisht, por pa prishur bukurinë që kënga ka. Tashmë s’na mbetet gjë tjetër veçse të kënaqemi me “Despacito Remix”.