Kjo është sulltanesha e Shqipërisë, kryebashkiakja më e pasur e vendit
E Diel 12 Nëntor 2017, 13:01
Dritare.net
Për vitin 2016, duke iu referuar deklaratës së pasurive të dorëzuar pranë ILDKP, Bufi, së bashku më bashkëshortin, deklaron blerjen e tetë apartamenteve të reja. Ata kanë blerë pesë apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 125.5 m2, 41.05 m2, 18.57 m2, 19.10 m2 dhe 21.28 m2, me vlerën totale 130 000 euro, shkruan "Shqiptarja.com". Për vitin 2016, bashkëshorti i zonjës Bufi, deklaron 366 253 euro si kthim të shumës së paguar për blerjen e një lokali në lagjen “29 Nëntori”, Fier me sipërfaqes 311.3 m2, nga të cilat është mbajtur 2 000 euro komision si penalitet për revokim kontratës së shitjes.
Në vite të mëparshme, çifti deklaron ndërtim lokali, apartamente, dyqane, ofiçinë, biznese etj./D.M-Dritare.net