Mund të ketë një shpjegim shkencor për këtë, por në thelb është e njëjta ide – ajo që shpjegon pse francezët i gatuajnë patatet dy herë. Kështu, në vend të tiganisjes në temperaturë më të ulët dhe pastaj tiganisjes në një temperaturë të lartë për t’i bërë krokante dhe në ngjyrë kafe të freskët, sekreti është që patatet më parë duhen zier në ujë të vluar me kripë, para se t’u hedhësh vaj ulliri, kripë, mustardë, piper i zi dhe t’i pjekësh në tigan. Pasi t’i kesh zier në një enë të thellë, nxirri nga uji i nxehtë, ndaji në copa dhe futi në një tavë të qelqtë në të cilën ke hedhur më parë vaj ulliri dhe rozmarinë. Futi në furrë në temperaturën 200 gradë dhe lëri disa minuta sa të marrin ngjyrën kafe dhe të bëhen krokante.