Kjo është gjëja e çuditshme që Jackie Onassis u bënte këpucëve të saj!
Dritare.net
Kathy McKeon shërbeu si asistente e Jackie që nga viti 1964, në kohën kur tronditja e vrasjes së presidentit Kennedy ishte ende e freskët.
Para se Jackqueline të vdiste kishte thënë: "Një sekret i këmbëve të mia elegante është se njëra nga çdo palë këpucë e imja ka një shollë ¼ cm më të lartë se tjetra".
“Kurrë nuk kisha parë kaq shumë këpucë verbuese! Çizme, këpucë të çdo ngjyre, aletet që përdorte në joga të paveshura fare”, shkruante McKeon.
Por, ajo që intrigon më shumë sesa shumëllojshmëria në këpucët e saj që ishin të njëjta në mënyrë kritike, ishte fakti që njëra këpucë nga pala kishte një shollë ¼ cm më të ngritur në thembër.
Ky detaj i shollës në njërën këpucë më trashësi sa një gomë lapsi, kontribuoi në paraqitjen e shkëlqyer të Jackie në Shtëpinë e Bardhë, por jo vetëm.
Ajo që shumë njerëz nuk dinë, madje dhe pas leximit të shënimeve biografike të McKeon, është se Jackie, ku e ksihte mësuar këtë truk që veç bashkëshorti i saj e dinte.
Në vitin 1955, dy vjet pas martesës me Kennedy, Jackie mësoi se kishte njërën këmbë më të shkurtër se tjetrën. Kështu ajo bëri që të gjithë këpucët e saj të këmbës së majtë të kishin shollë.
Mbase dëshira për t'u dukur perfekte në sy të bashkëshortit, e bëri Jackien të rregullonte problemin e saj me këmbën./E.B-dritare.net