Kjo është arsyeja e vërtetë e shëndoshjes në dimër!

Dimri, sidomos për hemisferën veriore është vërtet i ashpër. Edhe më të shëndetshmit me një regjiment të rreptë ushqimi, metabolizmi i dobësohet herë pas herë. Gjithçka fillon me Krishtlindjet, ushqimin, pijet, festat etj. Është një sezon i bollshëm ndaj sado që mundohemi shëndeti na ndjek edhe gjatë vitit të ri.

Pa dyshim që humbja e peshës gjatë periudhës së Vitit të Ri, është vërtet e vështirë, sepse rrethohemi nga plot ushqime dhe pije gjatë javëve të mëvonshme.

Por, ka disa arsye reale pse ne shëndoshemi, dhe dritare.net jua tregon më poshtë.

1. Është sezoni  festiv

Dimri fillon me bollëk. Që në fillim të dhjetorit, çdo gjë është rreth ushqimeve dhe pijeve.

Nga festat e Krishtlindjeve me shokët dhe  në punë, të gjitha ndikojunë që ne të marrim më shumë kalori.

2. Moti ndikon në humorin tuaj

Është e natyrshme të ndihesh paksa poshtë moralisht ndërsa ditët shkurtohen dhe errësohet më shpejt. Ti mund të vuash nga çrregullimet e sezonit, që është një depresion që ndodh për shkak të sezonit, e njohur ndonjëherë si depresioni i dimrit.

LEXO DHE :  Bëjnë seks shqiptarët, apo jo? Debat për rezultatet e anketimit

Një në tre persona në Britani, vuan nga “Trishtimi” dhe sipas studimit femrat janë 40% më të ndjeshme se meshkujt.

Simptomat përfshijnë, irritimin, ndjenjën e depresionit.

3. Gjumi i çrregulluar

Sipas studimit, kur humori yt është i ulët, do të përjetosh vështirësitë e gjumit. Nëse të ndodh të vuash nga një çrregullim sezonal, të mos flesh mjaftueshëm  mund të ulë ritmin e trupit tuaj, dhe orës së brendshme  në këtë mënyrë duke fituar peshë

4.  Nuk të bëhet të braktisësh shtratin.

Nuk është e lehtë të braktisësh rehatinë që të ofron shtrati kur temperaturat kanë rënë. Ndërkohë që ju jeni në shtëpi, është e nevojshme të ecësh apo të shkosh në palestër./dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.