Në klipin e filmuar shihen katër vajza të reja duke qeshur, ndërsa kapin peshq në ujin e plantacioneve të orizit.
Në një tjetër video veshin rroba tradicionale dhe qëndrojnë pranë një kau që lëron një tokë pjellore. Videot e tyre të shkurtra janë pjesë e një fushate masive mbarëkombëtare, për të nxjerrë të gjithë 1.3 miliardë njerëzit e Kinës nga varfëria, deri në vitin 2020, një premtim i presidentit Xi Jinping gjatë një fjalimi në 2015-ën, informon dritare.net
Pekini ka dërguar rreth 775,000 zyrtarë të qeverisë për të drejtuar fushatën kundër varfërisë. Shumë prej tyre po shkojnë derë më derë dhe pyesin banorët se çfarë mund të bëjë qeveria për t'i ndihmuar. Dhe duke bërë të ditur problemet e tyre, qeveria kineze merr masa për lehtësim dhe zgjidhje të tyre.
Ata zyrtarë që dështojnë në misionin e tyre, i thonë lamtumirë karrierës./K.C/dritare.net