Kanye West ka qenë shumë i zënë këto kohë. Ai u takua me "vëllanë" e tij, Donald Trump. Veshi veshje me "Make America Great Again" dhe bluzën e "Colin Kaepernick”. Madje ai ka folur edhe për shfuqizimin e amendamentit të 13-të, Kushtetutës Amerikane, duke pretenduar se skllavëria nuk është zgjidhje. Këto veprime të Kanye-s kanë bërë që ai të humbasë shumë fansa, por Kim e mbështet gjithmonë, ashtu si reperi atë. Ndërkohë Kim, në një intervistë për “The Messy Truth”, tha se Kanye e mbështet atë, pavarësisht videos porno që ka bërë kohë më parë.
“Ai doli kundër botës për mua, kur të gjithë i thoshin: ‘Nuk mund të lidhesh me një vajzë që ka bërë një video me seks. Nuk mund të lidhesh me një vajzë “reality-show”. Do të ta shkatërrojë karrierën’. Të gjithë i thanë këto. Dhe ai thoshte, ‘Nuk do të më tregosh ti, se çfarë të bëj. Do të të tregoj se gjithçka është në rregull.”,- tha Kim./K.C/dritare.net