Kikia: Nëse PD ka prodhuar lajm të rremë me përgjimin i ka bërë gropën vetes

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Arena” në Ora News, thotë se beson që audio-përgjimi i Partisë Demokratike është i vërtetë, pasi në të kundërt i ka bërë gropën vetes.

Kikia: Lidhur me audio-përgjimin, dua që historinë ta ndaj në dy pjesë. Kam qenë gati të vë duart në zjarr që ai audio-përgjim është i vërtetë sepse kam besuar dhe vazhdoj të besoj që nëse PD ka prodhuar një fake-story, (lajm të rremë), për llogari politike i ka bërë gropën vetes. Duhet të mbajë përgjegjësinë për këtë gjënë që ka transmetuar. Me vendimin e Gjykatës dhe pranimin që Xhafaj i kishte bërë kishte mjaftueshëm një argument për ta hedhur ministrin e Brendshëm.

LEXO DHE :  Kanadaja mbyll mundësitë për bashkim familjar. Nuk ka më lotari

Nuk është si një lajm fake-news që hidhen në mediat sociale dhe i merrte politika, në këtë rast ishte politika që e deklaroi dhe më pas e mori media. PD duhet të ketë bërë llogaritë mirë. Jam i bindur që ka edhe një pjesë tjetër besoj të pa transmetuar./oranews

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.