Sulmet kibernetike po fundosin kompanitë Gjermane
E Martë 18 Shtator 2018, 20:08
Dritare.net
Ka qenë Shoqata e Industrisë Bitkom që ka anketuar 503 menaxherët e lartë dhe shefat e sigurisë nga i gjithë sektori prodhues gjerman, dhe zbuloi se kompanitë e vogla dhe të mesme që janë shtylla kurrizore e ekonomisë ishin veçanërisht të prekshme ndaj sulmeve.
"Shumë kompani gjermane janë liderë të tregut në mbarë botën që i bën ata shumë tërheqës për kriminelët", tha kryetari i Bitkom, Achim Berg, në një konferencë për media në Berlin.
Gjermania është një nga vendet me rrezikshmëri më të lartë në botë, për tu prekur nga sulmet kibernetike, për shkak se hakerat përpiqen të marrin teknikat e përparuara të prodhimit/ I.M-Dritare.net