Pas qarkullimit të një videoje në media serbe ku shihet një grup i ushtarëve shqiptarë të KFOR-it në veriun e Mitrovicës, KFOR doli me sqarim duke thënë se nuk ka nevojë për panik dhe konfuzion dhe kjo ngjarje sipas tyre të mos konsiderohet si jo normale “KFOR-i konfirmon se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme. Në të vërtetë nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe frikë. Këtyre ditëve, një grup oficerëve të NATO-së, të shoqëruar nga KFOR-i, po zhvillon një aktivitet zbulimi nëpër Kosovë. Ata oficerë janë nga shtetet e ndryshme të NATO-së, përfshirë Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e tyre. Po ashtu KFOR-i theksuan se prezenca e këtyre ushtarëve nuk duhet të konsiderohet provokim. “Aktiviteti përfshinë vizita nëpër vende të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë Mitrovicën dhe lokacione tjera në veri. Ky nuk është provokim, por është një aktivitet i përbashkët i NATO-së, dhe prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet ta habisë askënd pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-së tani e 10 vjet. Për më tepër, duhet të dihet se Shqipëria gjithashtu kontribuon në misionin e KFOR-it. KFOR-i vazhdon në mënyrë të paanshme t’i përkushtohet mandatit të OKB-së për ta mbrojtur tërë popullin në Kosovë, prandaj kur KFOR-i ushtron dhe lëviz nëpër Kosovë, të gjithë duhet të ndihen më të sigurt”, përfundon njoftimi./Dritare.net