Banjë dielli
Marrja e rrezeve të diellit rrit jetëgjatësinë. Duket e çuditshme, por hulumtimet e dëshmojnë. Rrezet e diellit na japin vitaminën D, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë. Vitamina D parandalon sëmundje të ndryshme si depresioni, ankthi etj. Gjithashtu zvogëlon rrezikun e diabetit. Njerëzit që marrin çdo ditë rreze dielli, kanë jetë me të gjatë sesa ata që marrin më pak.
Larja e dhëmbëve rrallë
Gjithmonë dëgjojmë atë këshillën e famshme “Lani dhëmbët pas çdo vakti”, por kjo gjë nuk na bën mirë. E dini pse? Ashtu sikur sapuni dëmton lëkurën, sepse heq pjesën e yndyrshme në trup, edhe pasta i bën dhëmbët më të dobët. Heqja e smaltit dobëson dhëmbët tej mase, sa mund t'ju thyhen.
Hani domate
Domatet janë perfekte për një shëndet të mirë dhe ju ndihmojnë të jetoni gjatë. Specialistët kanë gjetur në domate një antioksidant shumë të dobishëm për trupin e njeriut, lycopene. Antioksidanti është shumë i rëndësishëm sepse mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare.
Shmangni alarmin
Alarmi është ferri i mëngjesit, për çdo njeri. Zhurma që ajo shkakton, duhet shmangur, sepse mund t’ju japë sulm në zemër. Edhe sistemi nervor ndikohet negativisht nga këto zhurma.
Kërcimi
Të kërcesh do të thotë të jetosh më gjatë. Është e provuar shkencërisht, kjo. Për shembull, të kërcesh ‘Salsa’ ndihmon në forcimin e kockave, ndihmon mushkëritë të funksionojnë mirë etj. Gjithashtu duhet të dini që vallëzimi gjithmonë sjell humor të mirë.
Injorimi i opinionit publik
Të dëgjosh çfarë thonë të tjerët ndikon negativisht në jetën tonë. Ne nuk duhet t’u kushtojmë shumë rëndësi mendimeve të të tjerëve për veten tonë. Duke shmangur fjalët e tjerëve, shmangim edhe nervozizmin, depresionin, mërzinë, apo ndjenja të tilla negative si këto.
Mos prekni cigare
Dëgjomë që pirja e duhanit vret, por rreziku më i madh vjen kur i prek ato. Cigaret kanë grimca të vogla të dëmshme që futen shumë shpejt në organizëm./E.B-dritare.net