Këto ushqime shërojnë shumë sëmundje

 

Nëse jeni njeri që shpesh herë keni probleme shëndetësore, dhe dera e vetme ku trokisni për të kërkuar ndihmë është spitali, dritare.net ju sugjeron disa ushqime të cilat do ju ndihmojnë të mos pini më ilaçe.

Perimet si spinaqi, panxhari, hudhra, apo banania zakonisht i shohim vetëm si ushqime që gatuhen, jo si gjë tjetër. Por në fakt në shumë raste, këto produkte janë shumë herë më të mira se medikamentet që blejmë në farmaci.

Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë të gjitha përfitimet e këtyre produkteve që zëvendësojnë disa ilaçe. Ndoshta nuk keni dëgjuar më parë për këto por jemi të sigurt se kanë për t’ju shërbyer.

Shafrani i Indisë

Kjo erzë ka veti antioksidante që mbron shëndetin e syve duke luftuar të gjitha problemet që mund të keni. Elementët e shafranit ndikon në parandalimin e turbullimit të vizionit.

Banania

Lëvozhga e bananes është mënyra më e mirë që do ju ndihmojë të zhdukni ngjyrën e zezë të lëkurës së trupit kur mund të vriteni. Përdorni anën e brendshme të lëkurës së bananes, duke e aplikuar mbi zonën ku jeni vrarë dhe përsëriteni disa herë nëse  nuk ju jep rezultat.

LEXO DHE :  Video/ Sherr live në emision, Demalia-Myftaraj: Njëri i pështirë, ti rron me shpifje

Spinaqi

 

Spinaqi ka përmbajtje të lartë të kaliumit, magnezit dhe mineraleve të tjera, spinaqi rekomandohet të përdoret sepse  stabilizon presionin e  gjakut. Studimet kanë treguar se një dietë e pasur me spinaq do ju ndihmojë të keni më pak probleme me sistemin kardiovaskular.

Kopra

Efekte e zbuluara nga kopra, janë të përsosura duke e bërë atë ilaçin më të mirë kundër pagjumësisë.

Shega

Shega është një frutat më të jashtëzakonshëm, dhe është shumë e pasur me antioksidantë. Nëse ju konsumoni çdo ditë lëng shege do bëjë të mundur që të keni qarkullim më të mirë të gjakut.

Çokollata e zezë

Niveli i kakaos në çokollatën e zezë ndihmon në gjendjen e mirë të enëve të gjakut. Studimet kanë treguar se konsumimi i çokollatës së zezë përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke përmirësuar ndjeshëm funksionin e trurit.

 Hudhra

Studimet kanë treguar se hudhra mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke ulur presionin e gjakut dhe duke zvogëluar sasinë e kolesterolit në trup. Nëse gjendja juaj shëndetësore nuk është e mirë, me këto produkte do keni përmirsim, por nëse gjendja është shumë e rënduar, konsultohuni dhe me mjekun./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.