Këto ushqime bllokojnë rrugën e kancerit drejt teje
Dritare.net
Shkrimi pati shumë lexues dhe shume mesazhe. Një pjesë e tyre kërkojnë të dinë kuptimin e alkalizimit. Dhe dritare.net ka zgjedhur një tjetër shkrim, për të vazhduar me këtë temë, nga më të preferuarat për ne, sepse tashmë besojmë se ushqimi yne, është ilaçi ynë.
Si funksionon dieta alkaline? Për çfarë shërben dhe cilët janë elementët dhe cilët duhen shmangur? Dieta alkaline është një regjim ushqyes i ideuar nga dietologu amerikan Robert Young që synon parandalimin e përqëndrimit të substancave acide në gjakun tonë. Ph i gjakut tonë matet nga vlerësimi i përqëndrimëve të acideve bazë. Ekuilibri i ph të gjakut tonë vjen nga përqëndrimi i acideve dhe bazeve, nëse ky ekuilibër kompremtohet, do të kemi probleme të rënda si acidoza laktike si dhe një mundësi më të madhe të mbipeshës dhe kancerit. Ne të dritare.net do t’ju tregojmë sesi është e ndërtuar një dietë alkaline, cilat ushqime janë të rekomanduara dhe cilat janë të ndaluara. Kjo nuk është një dietë vegjetariane, siç shpesh besohet, është e vërtetë që mishi përjashtohet, por jo peshku.
Dieta alkaline, çfarë është dhe për çfarë shërben?
Dieta alkaline është një model ushqyes i shpikur nga Robert Young, i cili do t’ju shërbejë në masë të madhe për të kufizuar prodhimin e acideve të inkurajuar nga bazat, në mënyrë që të parandalohet acidifikimi i gjakut dhe reduktimi i rrezikut të zhvillimit të shumë sëmundjeve.
Dieta alkaline është e bazuar në teorinë e Young sipas të cilit, pesha e tëpërt, ruajtja e ujit dhe sëmundjet e tilla si gurë në veshka, kolesteroli i lartë dhe kanceri janë të gjitha të lidhura me aciditetin e gjakut.
Terapitë e zakonshme sipas tij janë të paefekshme, kimioterapitë dhe radioterapitë mund të eliminojnë thjesht qelizar kancerogjene, ndërsa operacioni thjesht i heq qelizat kancerogjnene, por sipas tij nuk duhet eliminuar pasoja, por shkaku që është niveli i lartë i acidit në gjak.
Dieta alkaline kuron acidifikimin e gjakut duke e çuar pehashin e gjakut në nivele më lart 7, duke e balancuar në këtë mënyrë. Ndaj duhen futur ushqimet joacide sipas kësaj skeme.
70-80 % të ushqimëve alkaline janë ushqime me përmbajtje të lartë të natriumit, kaliumit, magnezit dhe kalciumit, janë ata që favorizojnë prodhimin e bazave duke përfshirë bikarbonatin e natriumit, substancës kryesore të aftë për të siguruar ekuilibrin e acidit bazë të gjakut.
20-30 % ushqimet acide, janë ata që favorizojnë prodhimin e acideve që përmbajnë squfur, klor dhe fosfor.
Ushqimet e rekomanduara: Ja çfarë duhet të hamë
Ja lista e ushqimëve të lejuara
Perimet: të gjithë, por veçanërisht karrota, selino, spinaqi, lulelakra, brokoli, kungulli
Fruta: Molla, dardha, bananja, portokallet(edhe në formën e lëngut)lulështrydhet, qershi, mango, pjepër, rrush,
Peshqit: Trofta, salmon, toni
Bishtajoret sidomos fasulet
Alkalinë uji: Një nga bazat e dietës alkaline është një konsum ditor e lëngshme e lartë ose të paktën e barabartë deri në 2 litra.
Young rekomandon përdorimin e ujit të filtruar të rubinetit ose ujë mineral me një pehash më të madh ose të barabartë me 9.5
Çaj jeshil dhe çaj bimor
Ushqimet e ndaluara
Ata duhet të evitohen në 20-30 %të marrjes ditore të energjisë nga ushqimet që pasi metabolizohen çlirojnë acide.
Mishi
Veza
Qumësht dhe djathë. Qumështi dhe nënproduktet e tij përmbajnë laktozë që konvertohet në acid laktik. E njëjta gjë vlen edhe për qumështin sojë.
Arrat dhe kikirikët
Domatet
Pije energjike dhe me gaz
Çaj, kafe, çokollatë, verë e kuqe dhe sheqer i rafinuar i bardhë.
Si mund të bësh dietë alkaline në Shqipëri!
Nëse ti ke acid në trup dhe je i qarte për rreziqet që te presin, gjëja e parë që duhet të besh është pikërisht kjo, alkalizimi. Nëse nuk ia del dot vetë, kërko ndihmë. Ne të dritare.net të sugjerojmë Veggies Tirana. Hyr në kontakt me ta, dhe përgjigju pyetsorit që do te të japin.
Zakonisht nga formulari ata arrijne te percaktojme sa acid eshte organizmi i dikujt. Por ti ndërkaq mund të bësh edhe analizën metabolike. Mos mendo se këto janë cudira që i shpikim ne, te gjitha bëhen në Tirane. Ne të dritare.net e kemi provuar dhe duam ta provoni edhe ju që na lexoni.
Mandej mund të shkoni kudo të nisni nje dietë, por ne të sugjerojmë Veggies te Ina, se pothuajse te gjitha ushqimet vegane jane alkaline me perjashtim te ushqimit junk vegan (te skuqurat ose ato te procesuarat) nderkohe per dieten detox perdoren vetem ushqime alkaline 90% , ose ushqime me grade mesatare alkaline. Pasi ka disa zarzavate, ose fruta te thata që nevojiten si burim proteine, por nuk janë nga me alkalinët.
Keto përbëjnë 10 % të dietes.
Kujdes!
Alkalinizimi i trupit kërkon ajër të pastër dhe ujë alkalin. Për ujin alkalin do të flasim një herë tjetër./dritare.net