Këto shenja tregojnë se keni mungesë të vitaminës D!

Është dimër dhe ekspozimi në diell është i pakët. Kështu nga dielli nuk marrim sasinë e duhur të vitaminës D. Mënyra më e mirë për të marrë këtë vitaminë në dimër është nëpërmjet ushqimeve.  Nëse trupi nuk ka marrë sasinë e nevojshme të vitaminës, jep disa sinjale jo shumë të dukshme që tregojnë mungesën. Dritare.net do ju tregojë disa prej tyre më poshtë!

Jeni të lodhur gjithë kohës

Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminën D, mund të ndiheni të lodhur, edhe pse mund të jeni të ngopur me gjumë.  Një studim në Joural of Medicinal Sciences, zbuloi që nivelet e ulëta të vitaminës D, janë më të përhapura te njerëzit e lodhur.

Ndiheni në depresion

Ndjenja e mërzisë dhe dëshpërimit  lidhet me sasinë e pamjaftueshme të vitaminës D.  Receptorët e vitaminës D janë gjetur në shumë pjesë të trurit, duke përfshirë zonat e lidhura me depresionin. Hulumtimet nga shoqatat endokrine e kanë provuar këtë fakt. Pra depresioni mund të vijë si shkak i mungesës së vitaminës D.

 Balli i djersitur

Djersitja në ballë është një nga shenjat më të dukshme të mungesës së vitaminës D. Nëse ju ndiheni të nxehtë, edhe kur trupi po qëndron në kushte normale, mund të keni nevojë për vitaminë D.

LEXO DHE :  Emri/ Vrasje në Shkodër, humb jetën 36-vjeçari

Keni dhimbje kockash

Të rriturit që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D, shpesh kanë dhimbje të muskujve dhe kockave, sidomos në dimër. Këto dhimbje vijnë për shkak të mungesës së vitaminës D.

Ju zë ngërçi shpesh

Shumë njerëz mendojnë se dhimbja e kockave vjen si shkak i kalciumit, gjë që është e vërtetë. Por, pa vitaminën D, kalciumi nuk absorbohet siç duhet.  Vitamina D, veçanërisht D3, parandalon brishtësinë e eshtrave. Pra edhe kur ju zë ngërçi, ju keni mungesë vitamine D.

Nuk mund të flini sa duhet

Studiuesit kanë zbuluar që njerëzit që nuk marrin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D, kanë një rrezik me 16% më të lartë, për të mos fjetur. Prandaj, për të bërë gjumin cilësor, juve ju nevojitet të hani ushqime me përmbajtje vitamine D, sidomos në dimër./E.B-dritare.net

Ju bie gripi shpesh

Viruset dhe gripi bëhen prezentë të shpeshtë  te ju, do të thotë se keni n=mungesë të vitaminës D. Kjo pasi sistemi juaj imunitar është i dobët, për shkak të niveleve të ulëta të vitaminës D. Nivelet e larta të vitaminës D, ndihmojnë në largimin e shpejtë të gripit./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.