Këto shenja tregojnë se keni kancer në mëlçi

Kanceri i mëlçisë është kanceri që fillon në qelizat e mëlçisë. Lloji më i zakonshëm i kancerit të mëlçisë është “karcinoma hepatocelulare”, i cila fillon me dëmtimin e qelizave kryesore të mëlçisë. Ndonëse nuk është njëri ndër kancerët më të përhapur, përsëri është ndër më të rrezikshmit, që ka marrë shumë jetë njerëzish.

Kancer i mëlçisë ka disa shenja të cilat, mund të mos dallohen nga ju, pasi vijnë në formën e gripit, ftohjes etj. Por për t’ju bërë ju të ndiheni më të sigurt, dritare.net ka sjellë disa nga shenjat më të njohura, që kanceri i mëlçisë.

  • Humbja e peshës pa u përpjekur

Nëse kohë e fundit, po humbisni peshë më shumë se zakonisht, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të mëlçisë. Humbja e peshës, pa u ushtruar ose pa ndjekur dietat strikte është një shenjë se, diçka e rrezikshme po ndodh me trupin tuaj.

  • Humbja e oreksit

Nëse këto kohë nuk keni oreks për të ngrënë  bukë, ikni njëherë te mjeku për një vizitë dhe sigurohuni se asgjë e keqe s’po ndodh me ju.

  • Dhimbje sipër barkut

Mund t’ju duket sikur po ju djeg stomaku, por jo kjo mund të jetë edhe sepse diçka nuk po shkon mirë me mëlçinë tuaj. Prandaj dritare.net ju sugjeron të vizitoheni me patjetër te mjeku.

  • Përzier dhe të vjella
LEXO DHE :  Kitaroviç mesazh politikanëve shqiptarë: Shikoni përpara, mësoni nga gabimet tona

Nëse këto kohë keni të përziera ose vjellje, ndoshta mund të jeni të rrezikuar nga kanceri i mëlçisë. Për sigurinë tuaj dhe të shëndetit shkoni për vizitë te mjeku juaj i familjes.

  • Dobësi dhe lodhje e përgjithshme

Ndjeheni të dobët? Nuk keni fuqi për të bërë gjë? Sytë tuaj rrinë vazhdimisht të mbyllur, nga lodhja? Epo kjo shenjë bashkë me shenjat e tjera tregon se mëlçia juaj është e dëmtuar, po rrezikohet nga kanceri, informon dritare.net

  • Ënjtje ose fryrje tej mase e barkut

Nëse barku juaj po fryhet më shumë se zakonisht, ose keni ndonjë  gungë apo ënjtje rreth tij, kjo mund të jetë si pasojë e dëmtimit të mëlçisë.

 

  • Zverdhje e rrathëve poshtë syve

Sipas dritare.net, ende nuk është e qartë, se çfarë e shkakton kancerin e mëlçisë, por në disa raste shkak është njohur. Mund ë jetë si pasojë e prekjes së saj nga infeksioni. Ose ju pini më shumë alkool se ç’duhet. Ose jeni të prekur nga hepatiti C. Këto edhe shumë  faktorë të tjerë, janë shkaktarë  të kancerit të mëlçisë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.