Këto rregulla do ju ndihmojnë të shpëtoni nga 10 llojet e marrëdhënieve negative

 

Ashtu si shumë gjëra të tjera që kanë ndryshuar me zhvillimin e teknologjisë  dhe në  marrëdhëniet  ndërmjet njerëzve kanë ndodhur ndryshime.  Ndonjëherë ne ndjejmë nostalgji për kohët e kaluara por zhvillimi i teknologjisë në fakt na e ka bërë jetën më të lehtë, ashtu siç e kemi ëndërruar.

Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa rregulla  të reja për marrëdhëniet  që krijohen përmes internetit, që shpesh herë rezultojnë të paqëndrueshme.

Marrëdhëniet franceze

Të ndahesh pa thënë lamtumirë është një koncept modern i çuditshëm që është është bërë zakon për shumë çifte. Por pak a shumë të gjithë fillojnë ta kuptojnë kur partneri ose partnerja fillon dhe largohet dhe komunikon më rrallë me ju.

Pa asnjë grindje apo zënkë vetëm kur mbeteni vetëm dhe pyesni veten: Si ndodhi kjo? Dritare.net ju këshillon të jeni më të afërt me partnerin  ose partneren , e rëndësishme është që komunikimi mos të mungojë në çift, sepse në çfarë do lloj rasti ju të paktën të jeni në dijeni të ngjarjes.

 

Të fshehur por kërkues

Për kohët më parë njerëzit dëshmojnë se nëse dy persona ndjenin diçka më shumë për njëri tjetrin nuk hezitonin ta shprehnin. Çuditërisht në ditët e sotme njerëzit janë vetë shkaktarët që komplikojnë çdo gjë brenda vetes. Prandaj dritare.net ju këshillon të jeni më të hapur dhe më komunikues në çift nëse doni të kuptoni se çfarë po ndodh me jetën tuaj.

Person shumë i rëndësishëm

“Jini të zënë vazhdimisht, sepse kjo është mënyra e vetme që ju mund të ngjallni interes te një  person  për ju”. Kjo është fraza që ju kanë mësuar për të mbajtur pas vetes personin që dashuroni apo doni të krijoni një lidhje. Por në fakt të gjithë ju që e keni zbatuar këtë rregull ju dëmtuar shumë. Sepse nëse ju keni refuzuar dhe injoruar  me dhjetëra herë ai do të lodhet dhe thjeshtë do të humbisni  me duart tuja mundësinë për të pasur një marrëdhënie me të.

Vetëm për një rast

Do thoni çfarë do të thotë kjo? Por ja që është  shumë e vërtetë këta persona që duan t’ju mbajnë në jetën e tyre vetëm për disa raste. Ju krijon shpresa për një lidhje deri në momentin që i jepet mundësia për lidhje të tjera. Vajza kjo ndodh më shumë te djemtë, duke ju mërzitur juve prandaj jini të kujdesshme në të tilla raste sepse papritur mund të mbeteni edhe vetëm.

LEXO DHE :  Michelle Obama si kurrë më parë. Del në kopertinën e 'Essence', me kaçurrela natyrale

Dashuri si   e afërme

Ky lloj koncepti  përshtatet më shumë për fqinjë që mund të kenë pëlqime ndaj fqinjes së tyre, por jo më tepër se kaq. Nëse ju ka ndodhur diçka e tillë mundohuni të mbroheni sepse thjeshtë do ju mërzisë më vonë. Sjellja e tij sikur ju pëlqen nuk do të thotë asgjë më tepër sesa vetëm t’ju ketë si admiruese.

Zona e shokut, versioni 2.0

Zona e shokut është një term i vjetër që është zëvendësuar me termin “akordim”. Është rasti tipik kur miku juaj merr rolin e një kujdestari në jetën tuaj. Dhe ideja e akordimit është kjo që nëse ju ndjeni diçka për të, do jetë më mirë që mos i shfaqni asnjë ndjenë atij.

Të jesh viktimë pasi ke bërë marrëveshje

Zakonisht janë këta persona që janë në një marrëdhënie por nuk ndjenjë dashuri dhe lumturi, e ndërkohë kërkojnë një partner tjetër. Persona të tillë nuk duan të ndërpresin lidhjen aktuale të  frikësuar nga vetmia deri sa të gjejnë një alternativë më të mirë dhe pastaj të lënë në baltë.

Klubi i dramës

Persona të tillë janë të fiksuar nga lidhjet e mëparshme dhe janë vetë krijues të dramës në jetën e tyre. Kini kujdes nga të tillë individë sepse mund edhe t’ju dëmtojnë.

Miqtë që përfitojnë

Miq të tillë janë ata që duan të ndajnë me ty vetëm një natë dhe pas duan që çdo gjë të jetë si më parë. E keqja e këtyre raporteve është se je e kufizuar dhe e pamundur të ruash miqësinë pas marrëdhënieve të tilla. Dhe sapo të mbarojnë takimet tuaja intime, do të humbasësh një person me të cilin ke pasur aq shumë gjëra të përbashkëta.

Takime të shpejta

Takime të tilla kaq të shpejta mund t’ju dëmtojnë më vonë. Mund të ndodhin tepër shpejtë pa u menduar për veten. Në anën tjetër personi që ju kërkon takime të tilla dhe ju nuk e mendoni dy herë, e bën këtë gjë vetëm si shkak i vetmisë që po kalon nga një ndarje tjetër ndoshta./A.C./dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.