Këto pjesë të trupit janë të mbushura me parazitë

Pavarësisht se ju laheni shumë herë, pastroheni me sapunë, furçë, trupi juaj është një ‘xhungël e vogël’ me parazitë, baktere, viruse, kërpudha etj.

Dritare.net ka sjellë për ju ku jetojnë këto baktere dhe insekte në trupin tuaj.

Ju keni bakter në skalpin tuaj

Bakteret më të zakonshme të lëkurës së kokës janë Propionibacterium dhe Staphylococcus. Nga zbulimet e fundit është zbuluar se gjysma e të rriturve i kanë këto baktere në skalpin e kokës. Kur ky baktere zhvillohet,çon në krijimin e zbokthit.

Mikrob/bakter, që jeton vetëm në vetull ose qerpikë

Nga të gjitha mikrobet dhe bakteret, që jetojnë në trup, ka disa që jetojnë vetëm në vetull. Këto baktere mikroskopike kanë trup të gjatë dhe këmbë të vogla dhe jetojnë brenda në vetull. Ndonjëherë këto baktere shkaktojnë rritim dhe thatësi dhe rritim të syrit. Këto baktere i kanë zakonisht rreth 20% e 20-vjeçarëve.

Virus në lëkurë

Lëkura jua është një nga pjesët më të rëndësishme të trupit. Edhe ajo përmban viruse të shumta, të cilat shfaqen herë pas here. Shëndeti i përgjithshëm i lëkurës suaj varet nga ekuilibri mes qelizave  të lëkurës dhe mikrobeve që jetojnë në sipërfaqe,  mesatarisht, rreth një trilion bakteresh. Në thelb janë baktere të shëndetshme, dhe largojnë bakteret e rrezikshme, informon dritare.net

Keni mikrobe në hundë

 

Së bashku me lëkurën tuaj, hunda dhe goja janë pjesë, që janë më të ekspozuara ndaj mjedisit. Ka një numër të madh të mikrobeve që prekin ata çdo sekondë. Brenda gojës , hundës suaj ekzistojnë disa mikroorganizma të cilat mbrojnë trupin nga viruset e rrezikshme,.

LEXO DHE :  6 produkte të rrezikshme, që prindërit duhet të mendojnë dy herë, para se t’i blejnë

Ju keni mikrobe me erë të keqe në gojë

Pas zorrëve, goja juaj është një pjesë e trupit, që përmban shumë baktere dhe mikrobe. Nëse ju nuk i pastroni dhëmbët tuaj rregullisht, goja juaj do të mbajë erë të keqe, si pasojë e baktereve dhe mikrobeve që ndodhen aty. Bakteret e gojës mund të shkaktojnë gjakderdhje në gojë etj.

Ju keni mikrobe me erë të keqe edhe mes gishtave tuaj të këmbës

Nëse mes gishtave tuaj të këmbës vjen një erë e keqe, kjo shkaktohet si pasojë e mikrobeve që ndodhen aty. Janë ato që shkaktojnë aromën e keqe mes gishtave, informon dritare.net

Në sqetullën tuaj

Nuk është vetëm djersitja,  ajo që shkakton erën e keqe në trupin tuaj, por edhe mikrobet që jetojnë në sqetull. Ekziston një mikrob, i cili i kthen të gjitha acidet yndyrore dhe proteinat në trupin tuaj në djersë.

Ju keni baktere/ mikrobe edhe brenda vaginës tuaj

Sipas studiuesve, brenda vaginës suaj jetojnë rreth 300 lloje bakteresh. Këto baktere janë të dobishme për vaginën, pasi luftojnë bakteret e rrezikshme./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.