Këto pije duhet t’i shmangni këtë verë!

Njerëzit kudo që shkojnë e marrin një pije me vete, qoftë alkoolike ose jo. Por ata nuk e dinë se disa nga këto pijë janë të dëmshme për shëndetin në verë. Pastaj, ka edhe disa pije të tjera, të cilat janë të mbushura me kimikate dhe ju shkatërrojnë stomakun.

Dritare.net ka sjellë për ju, një listë të pijeve, që nuk duhet t’i pini ose t’i shmangni këtë verë.

Pije të ngrira

Pijet e ngrira mund të jenë freskuese, por janë plot me sheqer dhe substanca të tjera kalorike. Sipas mjekëve, martinit, pina akoladat janë pijet që përmbajnë më shumë kalori, se një gotë verë e bardhë.

 

Pirja e birrës, në bare të papastra

Ju mund të pini birrë, por në vendin e duhur dhe siç duhet.  Ekzistojnë disa bare, restorante apo lokale, që kurrë nuk i pastrojnë gotat dhe kjo është e dëmshme për ju. Blini një birrë, shkoni në shtëpi me miqtë dhe do të jeni më të sigurt për shëndetin tuaj.

LEXO DHE :  Gracka ku presidenti Meta ka futur veten

 

Pijet energjike

 

Pijet energjike, me të vërtetë janë të shtrenjtë, por edhe  të dëmshme. Pijet energjike, përmbajnë  substanca dhe kimikate, të dëmshme për shëndetin.

Për më tepër, ku ju i përzini pijet energjike,  me një pije alkoolike rrezikoni që të pësoni ndonjë reaksion, informon dritare.net

Sipas një mjeku amerikan: “Alkooli është një depresant, dhe kafeina është një nxitës.”, pra nëse ju i përzini të dyja pijet, shëndeti juaj është në rrezik.

Mojito

Mojito duket si një pije e parrezikshme, por kjo pije mund të mbartë baktere nga gjethet e nenexhikut. Sipas studiuesit dhe mjekut, Adam Levy, problemi qëndron në faktin se, shumë bare nuk kanë një higjienë të pastër. Edhe mojitos nuk shërbehet si duhet në këto bare, informon dritare.net

Ok, mojito është një pije shumë e mirë, por kur bëhet në shtëpi, ose kur pihet në një bar veçanërisht për kokteile./Përshtati; Kadrije Çako/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.