Këto janë vendet më të bukura që duhet t’i vizitoni në muajin janar!

Janari mund të jetë një muaj i ftohtë, por është tejet i bukur për të kaluar disa ditë të mrekullueshme pushimesh. Nëse ju keni në plan të udhëtoni, këto ditë pushimi feste, dritare.net ju sugjeron disa nga qytetet më të bukura, ku ju mund të gjeni gjithçka keni nevojë, sidomos borë dhe atmosferë festive.

Shikoni më poshtë për disa sugjerime!

New York

Në Nwe York tani është ftohtë, por është shumë bukur. Ju nuk mund ta humbisni një xhiro në rrugët e këtij qyteti të mrekullueshëm.

Seville

Nëse doni të shijoni një arkitekturë mahnitëse, shkoni në Seville dhe nuk do pendoheni.

Pragë

Bora dhe spiralet gotike, turistë të shumë dhe tregjet e shumta, janë ata çfarë karakterizojnë Pragën në këto ditë festash. Jo vetëm që është një nga destinacionet e preferuara, por është dhe më ekonomiku.

Athina

Athina është një nga vendet që ju mund të vizitoni në çdo kohë. Jo vetëm një qytet i bukur ku mund të kaloni kohë të këndshme, por ju mund të shijoni dhe gatime tradicionale në restorantet më të mira.

LEXO DHE :  Unaza e Madhe/ Burg për administratorin e DH Albania

Miami

Miari është një qytet emocionues, një destinacion pushimi këtë janar për ata që nuk e duan të ftohtin. Nëse jeni anti temperaturave të ulëta, nisuni për Miami dhe festat e dimrit do behën festat më të bukura që keni përjetuar deri tani.

Berlini

Kryeqyteti gjerman është shumë i bukur për ta vizituar në dimër. Liqenet ngrijnë, keni vende të bukura për të pirë kafe dhe çaj, muzikë , teatro etj. Shikojeni si një mundësi të mirë, për ta vizituar

Amsterdam

Amsterdami është një nga vendet më mikpritëse, ndërsa ndriçimi i festave mbizotëron ende. Është një qytet ku festat nuk përfundojnë kurrë, dhe nuk duhet të lini pa vizituar muzetë. Shëtitja përgjatë kanaleve është një nga kënaqësitë më të mëdha në Amsterdam.

Lisbona

Kryeqyteti I Portugalisë, Lisbona, ofron një ngrohtësi të veçantë në dimër. Arkitektura dhe muzetë e artit janë pikat më atraktive janë pikat më të vizituara. Shkoni në Lisbonë, bëjini vetes një dhuratë në fillim të këtij viti./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.