Këto janë ushqimet që shkaktojnë inflamacionin

Nëse keni dhimbje ose ënjtje në trup, bëni kujdes me disa ushqime që po hani. Dritare.net ka sjellë për ju ushqimet, të cilat ju shkaktojnë inflamacion. Inflamacioni është kur diçka nuk po shkon mirë me organizmin tuaj. Sistemi imunitar dobësohet dhe ju keni vazhdimisht dhimbje koke, barku, ënjtje në disa pjesë të trupit etj. Ka raste kur inflamacionin, dhimbjen në organizëm e shkakton edhe ushqimi. Nëse ju i shmangni këto ushqime, inflamacioni në trupin tuaj do të ulet dhe ju do të jeni më të shëndetshëm.

Shihni listën e ushqimeve që dritare.net sjell për ju! Mos i humbisni!

 

Buka e bardhë

Produktet e grurit si, buka e bardhë dhe makaronat, mund të shkaktojnë shpejt inflamacion në trup. Mielli i grurit është i zhveshur nga fibrat dhe lëndët ushqyese që ngadalësojnë tretjen, gjë që do të thotë se trupi mund t’i shkatërrojë këto ushqime shumë shpejt.

Sa më shpejt shkatërrohen këto karbohidrate, aq më shpejt do të rriten nivelet e sheqerit në gjak. Sipas mjekëve, kjo do të çonte në rritjen e insulinës dhe për pasojë inflamacionit.

 

Produktet e qumështit

Largojeni qumështin dhe biskotat nëse doni të shmangni inflamacionin. “Produktet e qumështit shkaktojnë çarje dhe acarim në qelizat e zorrëve.”,- thotë doktoresha Danielle O’Connor, ND, një mjekenë Ontario. Ky acarim mund të bëjë që alergjenët të rrjedhin nëpër  gjak dhe të shkaktojnë simptoma inflamatore,.

 

Ushqimet e skuqura

Nuk është çudi që,  patatet e skuqura nuk janë zgjedhja më e shëndetshme, por mund t’ju dëmtojnë më shumë nga se mendoni ju. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që  hanë ushqime të skuqura, janë të rrezikuar më shume nga inflamacioni.

 

Vaj Omega-6

Një dietë ushqimore, e  pasur me acide yndyrore omega tingëllon e shëndetshme, por mund të shkaktojë një inflamacion serioz. Ne duhet të konsumojmë omega-6 dhe omega-3 vajra sepse trupat tanë nuk mund të bëjnë pa to, por duhet t’i përdorim në një masë të caktuar, pasi na dëmton rëndë, informon dritare.net

LEXO DHE :  Apeli la në fuqi vendimin për dosjen Lazarati, avokati: Vendim politik

 

Sheqer

Sheqeri, nëse nuk përdoret në masë të caktuar, mund të rrisë nivelin e insulinës në gjak, dhe për pasojë mund t’ju shkaktojë ju edhe një inflamacion të rëndë.

 

Pijet me gaz

Mendoni se, të pini shumë pije me gaz, nuk ju dëmton apo jo? Epo mendohuni edhe njëherë, pasi e keni shumë gabim.  Një studim në Amerikë zbuloi se, ata njerëz që pinë pije me gaz shpesh,  kishin mundësi më të lartë për t’u rrezikuar nga inflamacioni, informon dritare.net.

 

 

Ushqimet e përpunuara

Ushqimet e përpunuara si; drithërat e mëngjesit ose bollgur me salcë, mund të duken të shëndetshme nga jashtë, por studimet kanë treguar se, këto ushqimet janë të lidhura me inflamacion dhe sëmundje të zemrës.

 

Proshuta

Ok, dihet që proshuta e bën ushqimin të duket më i shijshëm, por gjithashtu edhe më i dëmshëm.

Një studimi nga gazeta e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë zbuloi se, ushqimet e larta në yndyra si, proshuta shkaktojnë rritjen e inflamacionit në trup dhe përfundimisht çojnë në sëmundje të zemrës, raporton dritare.net

Alkooli

Një shampanjë, një gotë verë, apo tjetër pije alkoolike, e bën darkën të duket më shik, por edhe më të dëmshme.

Ju mund të pini nga një gotë verë, por nëse ju e kaloni masën, shëndeti juaj do të dëmtohet shumë.  Nga një studim të kryer së fundmi është zbuluar se, alkooli i tepërt shkakton në mënyrë të drejtpërdrejtë inflamacionin në trup dhe për më tepër ju dëmton ju dhe shëndetin tuaj./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.