Këto janë punët më të lehta në botë, por që paguhen mirë

Ndërsa puna shihet si një proces torturues, për disa nuk është kështu. Dritare.net do iu tregojë se cilat janë punët më të lehta në botë, dhe që paguhen mirë.

Këto janë punët më argëtuese që mund të bëjë një njeri

Instruktor Ferrari

Ky profesion paguhet nga 90 mijë dollarë në vit, deri 120 mijë dollarë, vetëm sepse ti nget një ferrarri që tjetri ta mësojë. Por, është një punë që do trajnim dhe eksperiencë për ta fituar.

Lojtar i video lojërave

Është sikur të kesh kohë të lirë 24/7. Paga e kësaj pune është 50 mijë dollarë në vit.

Roje i një ishulli privat

Jeton në një ishull, kalon kohë të bukur dhe në fund të vitit ke fituar 100 mijë dollarë. E thjeshtë është, apo jo? Por përpara se të fitosh këtë punë duhet të zotërosh aftësi të mira në not, duhet të jesh aventurier dhe sigurisht komunikues.

Stiliste ushqimi

A ka punë më të bukur sesa të zbukurosh pjatat?  Mjafton të jesh pak artistike dhe me ide dhe e fiton atë vend pune. Paga është 77 mijë dollarë në vit.

Zëri i aktorit

Bëhu një zë qesharak i aktorëve të filmave vizatimorë. Në punë vish çfarë të duash. Paga e kësaj pune varijon në bazë të përvojës dhe fillon nga 80 mijë dollarë në vit.

LEXO DHE :  Horoskopi i javës 17- 23 dhjetor 2018

Dizajnues i video lojërave

Është një punë shumë interesante , sepse ti përgatit vetë video lojëra. Mjafton një diplomë universiteti  për projektimin e video lojërave dhe futesh në punë. Paga është  80 mijë dollarë në vit.

Karakteret e Disneyland

E ke menduar ndonjëherë të bëhesh karakter i Disneyland, epo tani mundesh. Me një veshje t’i mund të bëhesh personazhi i preferuar vizatimor dhe do paguhesh 32 mijë dollarë në vit për këtë punë.

Kritikues ushqimi

Ha ushqim falas dhe paguhesh 47 mijë dollarë. Por duhet të kesh njohur të jashtëzakonshme të kuzhinës.

Spiker në radio dhe televizion

Puna në TV dhe radio është e mrekullueshme. Ke mundësi të takosh të famshëm dhe politikanë, madje dhe t’i intervistosh. Paga është rreth 45 mijë dollarë në vit, por të duhet një diplomë gazetarie për t’u punësuar.

Shijuese akulloresh

Është një punë që të lejon të shijosh gjitha llojet e akulloreve, dhe paguhet 60 mijë dollarë në vit. Duhet të kesh diplomë të shkencave të ushqimit, për t’u punësuar./E.B-dritare.net

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.