Këto janë dy tipet e vajzave që djemtë dashurojnë!

Për shekuj me radhë, vajzat janë përpjekur gjithmonë të zbulojnë se cilat janë tiparet e një femre që tërheqin më shumë një mashkull. Ka po aq përgjigje sa burra ka në botë. Ajo që është e sigurt që të gjithë meshkujt kanë nevojë  për një vajzë të veçantë në jetën e tyre. Dritare.net ju tregon se kush janë dy tipet e vajzave që djemtë i dashurojnë në çdo rast.

Image result for 2 types of women that men love

1. Tipi i “nënës”

Psikologët pohojnë se vajzat duan në jetën e tyre djem të ngjashëm me karakterin e babait të tyre dhe djemtë duan vajza që të kenë karakterin e nënës së tyre. Idealet e një mashkulli janë që të ketë një mjedis familjar me partneren e tij. Vetëm kështu ai mund të ndihet i lumtur, i sigurt dhe i qetë, për veten dhe fëmijët e tij. Një tjetër arsye pse meshkujt duan një të dashur “nënë” është sepse duan të marrin dashuri pa kushte

Credit:Freepik

Pjesa tjetër lidhet me gjetjen e bashkëshortes së përsosur. Një vajzë që është në gjendje të kujdeset për të, të gatuajë, të dijë të kujdeset për fëmijët. Ky instinkt është primitiv, kur misioni i vetëm i njeriut ishte mbijetesa.

LEXO DHE :  Princeshë Eugenia vesh të njëjtën xhaketë si Kate Middleton

2. Tipi i shoqes

Jo të gjithë meshkujt janë në kërkim të një vajze të bukur dhe seksi. Meshkujt kanë nevojë për dikë me të cilën të flasin apo të shikojnë bashkë një ndeshje futbolli. Pra, një femre që për të, të mos jetë vetëm një kukull, por një partnere me mendime dhe ide.

Credit: Pixabay

Të kesh të përbashkëta me partnerin tënd është çelësi i një marrëdhënie të fortë dhe të shëndetshme. Nuk ka gjë më të lodhshme sesa të rrini bashkë dhe mos të keni çfarë të bëni.

Credit:Freepik

Të jesh “mik” me partnerin nuk do të thotë se do të mungojë intimiteti. Të jeni miq në një marrëdhënie do të thotë të kaloni momente të paharrueshme bashkë dhe të krijoni kujtime të pafundme./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.