Këto janë aksesorët që do bëjnë veshjet pranverore më të bukura!

E vërteta është se tendencat e përgjithshme të modës kanë bërë përgatitjet për këtë stinë, duke na bërë me dije se çfarë duhet të veshin dhe çfarë jo, këtë sezon.

Veshjet, aksesorët, printimet dhe materialet e veçanta po bëjnë pamjen tonë më të bukur duke iu rikthyer stilit të kohëve të hershme, dhe jemi të gatshme të vishemi më trendi dhe më bukur.

Kemi zgjedhur të ndajmë me ju disa aksesorë të veçantë për të rinovuar stilin dhe veshjet tuaja. Secili prej tyre mund t’ju ofrojë kombinime perfekte.

1. Një çantë e veçantë

Në qoftë se keni ndërmend të blini ndonjë çantë këto kohë, çanta bamboo është zgjedhja e duhur për këtë pranverë.

2.Xhaketë e gjatë klasike

Për ditët pak më të freskëta një xhaketë si kjo, është zgjedhja më e mirë.

3. Këpucët  kitten heels

Këto janë takat më të bukura dhe më të rehatshme për këtë sezon.

4. Fustan me lule dhe ngjyra

Një fustan me lule dhe ngjyra të ndezura është veshja më e bukur që mund ta mbani veshur nga mëngjesi deri në darkë.

5. Ugly sneakers

Janë fiksimi i fashionisteve për këtë vit, dhe ju nuk duhet t’i ndani nga gardëroba tuaj./D.My-Dritare.ne

Komentoni