Këto janë 6 vendimet financiare që duhet të merrni, para se të bëheni 30 vjeç!

Periudha moshore mes 20-30 vjeç, është e mbushur me vendime të rëndësishme. Ju jetoni për herë të parë në një shtëpi larg familjes, ose jeni të pavarur financiarisht, prej tyre. Pra, është një periudhë ku ju filloni të menaxhoni vetë financat tuaja. Nëse dhe ju jeni nën 30 vjeç, mos e humbni këtë artikull, të përgatitur nga dritare.net.

Ju duhet të keni këto 6 zakone financiare!

1. Përpiquni të thjeshtoni mënyrën e jetesës

Të gjithë dëshirojnë të jenë të pasur, por mosha juaj është ende e re për të jetuar si të pasur. Ajo që ju duhet të bëni është të minimizoni shpenzimet tuaja, sepse kështu do keni më shumë para. Dritare.net ju sugjeron që shpenzimet t’i bëni në gjëra që ia vlejnë, jo në gjëra të panevojshme për ju.

2. Mos blini gjërat e fundit, të dala në treg

Reflektoni! Ju nuk keni nevojë për iPhone X max, apo rrobat e koleksionit më të fundit. Edhe nëse i dëshironi shumë, mësohuni sa jeni të rinj, të mos bëni shpenzime në gjëra të shtrenjta, të cilat pas një javë, apo një muaji, do jenë shumë të lira.

3. Merrni një arkë kursimesh

Monedhat që keni nëpër duar çdo ditë, janë të shumta, dhe nuk kuptohen si shpenzohen. Duken pa vlerë, por nëse i fut në një arkë kursimesh, pas një periudhe kohe, do kenë vlerë të madhe. Në fund të fundit, si 10 lekë, si 1000 lekë, para janë.

4. Krijoni një buxhet personal, dhe përmbajuni atij

Mësoni si të krijoni buxhetin tuaj personal, sa jeni në kohë. Ka shumë aplikacione që mund t’ju ndihmojnë, nëse nuk dini se ku duhet të filloni. Ju do e keni më të lehtë të blini gjëra, nëse paratë tuaja janë në vendin e duhur.

5. Paguani faturat në kohë

Kjo mund të jetë e vështirë, sidomos kur sapo keni krijuar pavarësi ekonomike. Megjithatë, është e rëndësishme. Duke paguar me vonesë faturat, juve do ju rriten shpenzimet. Mundohuni gjithmonë të jeni të përpiktë me pagesat në kohë. Shënojeni diku, nëse harroni të paguani faturat.

6. Mësoni të bëni gjëra vetë

Nëse nuk keni shumë para dhe nuk dini të gatuani, ajo që ju duhet të bëni është të filloni të mësoni si gatuhet. Janë disa gjëra të vogla, që po i mësove, kurrë nuk do të lënë në baltë, nga ana ekonomike. Mësoni sa më shumë gjëra, sa jeni në kohë dhe të rinj./E.B-dritare.net

 

LEXO DHE :  Kush është veshur më mirë? Këto foto do ju bëjnë të mos mbani dot të qeshurën

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.