Këto janë 10 frutat që duhet të hani, për të shmangur plakjen!

Çdo grua dëshiron të qëndrojë e shëndetshme dhe e bukur sa më gjatë të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse dritare.net do ju tregojë sot se kush janë frutat që ju duhet të hani për të qëndruar gjithmonë të reja. Megjithatë, herët apo vonë, plakja i prek të gjithë.

1. Frutat e pyllit

Credit: Pixabay

Frutat e pyllit përmbajnë vitaminë shumë të dobishme, duke përfshirë antioksidantë dhe vitaminën C. Manaferrat, luleshtrydhet, boronicat etj ndihmojnë për të mbajtur kolagjenin e lëkurës që ajo të jetë  e qetë dhe elastike.

2. Shega

Credit: Pixabay

Ky frut ka veti fantastike rigjeneruese. Lëkura juaj do rikuperohet plotësisht. Shega përmban vitaminë B2, e cila është thelbësore për shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve. Duke ngrënë rregullisht këtë frut do ndiheni të freskët dhe të reja.

3. Avokadot

Credit: Pixabay

Të gjithë e dimë që avokadot janë të shkëlqyera për shëndetin. Avokado është një burim i pasur i elementëve të dobishëm dhe vitaminave esenciale për lëkurën, flokët thonjtë, dhe për shëndetin në përgjithësi.

4. Kivi

Credit: Pixabay

Kivi përmban shumë antioksidantë. Nëse ju e hani vazhdimisht, lëkura juaj do të jetë më e butë dhe më e shëndetshme. Do ndihmojë në ndalimin e formimit të rrudhave dhe do ta bëjë trupin tuaj të prodhojë kolagjen.

LEXO DHE :  Dosja e Prokurorisë, zbulohet telefonata që çoi policinë në gjurmët e Klement Çalës

5. Shalqiri

Credit: Pixabay

Ne të gjithë e dimë që hidratimi është çelësi për rininë, shëndetin dhe bukurinë. Shalqiri përmban sasi të lartë uji, i cili ushqen dhe hidraton lëkurën. Duke ngrënë shalqi ju parandaloni njollat dhe pikat e zeza.

6. Bananet

Credit: Pixabay

Banania ka elementë të dobishëm duke përfshirë vitaminat B6 dhe C. Këto dy vitamina e bëjnë lëkurën elastike, të freskët dhe të re. Duke ngrënë çdo ditë nga një banane ju mbroni trupin nga radikalet e lira.

7. Mollët

Credit: Pixabay

Ne i dimë vetitë fantastike të mollës, por më e rëndësishmja  për lëkurën është se e hidratojnë atë dhe largojnë toksina nga trupi. Vitamina E e bën lëkurën tuaj më të butë dhe të bukur.

8. Mangoja

Credit: Freepik

Ky frut i shijshëm është shumë i dobishëm. Mangot lehtësojnë plagët dhe heqin qafe puçrrat.

9. Papaja

Credit: Pixabay

Papaja përmban vitaminë A, E dhe C. Të gjitha këto janë thelbësore për shëndetin e lëkurës. Ata parandalojnë qelizat e lëkurës nga dëmtimet dhe e rigjenerojnë atë. Ju mund t’i përfshini në dietë ose të provoni maska të ndryshme.

10. Rrushi

Image result for graps

Rrushi ka sasi të larta të vitaminës C dhe antioksidantë. Duke ngrënë rrush ju mund ta mbroni lëkurën tuaj nga dëmtimet dhe për të parandaluar formimin e rrudhave./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.