Këto gjëra, shërbimet mjekësore nuk duan t’i tregojnë

Mjekët janë ata që kujdesen për shëndetin e të gjithë njerëzve në botë. Jemi me fat që kemi mjekë për të trajtuar sëmundjet ose lëndimet tona.

Por edhe shërbimet mjekësore janë një libër i mbyllur, ato nuk jua tregojnë të gjitha, pacientëve të tyre.

Dritare.net sjell për ju gjërat që shërbimet mjekësore nuk jua tregojnë kurrë.

 

  • Përdorni programe mjekësore me më pak lekë

Sigurisht që ekzistojnë disa programe mjekësore, të cilat u sigurojnë pacientëve shërbime mjekësore me vlerë më të vogël monetare. Edhe  shërbimet mjekësore nuk ju thonë kurrë që ju duhet të drejtoheni te këto programe.

 

  • Të përdorni burimet e ekspertëve

Ekzistojnë disa grupe specifike, që merren me rastet mjekësore specifike. Ata janë ekspertët mjekësore, të cilët kanë një zgjidhje për çdo problem tuajin. Nëse shkoni në një spital të huaj, nuk e dini mirë gjuhen e vendit ku keni shkuar, atëherë ju duhet të drejtoheni te ekspertët. Këta ekspertë do t’ju orientojnë ju se çfarë duhet të bëni.

  • Shërbime mjekësore për të varfrit

Shumë shtete ofrojnë subvencione,  për të ndihmuar me shpenzimet mjekësore njerëzit me probleme ekonomike. Këto shërbime, mjekët ku ju shkoni për vizitë, nuk jua tregojnë kurrë juve.

 

 

  • Regjistrimi

Mund të ndodhë që ju nuk jeni në dijeni të regjistrimit të takimeve, ose vizitës te mjeku dhe afati ka skaduar. Nëse ju jeni në gjendje emergjence, këto regjistrime, mund të hapen, por vetëm nëse mjeku juaj ju lajmëron për këtë fakt.

 

  • Jeni të kujdesshëm me të ardhurat tuaja
LEXO DHE :  Mbërrijnë në atdhe, eshtrat e Mid’hat Frashërit

Të ardhurat tuaj, për shërbimet mjekësore përcaktohen nga taksat që ju keni paguar 2 vjet më parë. D.m.th vlera që do të paguani ju këtë vit në spital, do të bazohet në atë që keni paguar në 2016-2017.  Pra duket kontrolluar se sa keni paguar në spital, për një periudhë 2–vjeçare, ju mund të përfitoni një bonos mjekësor. Sigurisht shumë mjekë nuk ju thonë këtë.

 

  • Kërkoni ndihmë për recetat

Ekzistojnë disa programe, për ndihmën farmaceutike, që ndihmojnë pacientët, për t’u ulur koston e ilaçeve të tyre, që ata marrin në farmaci. Veçanërisht edhe për ata persona, që nuk trajtohen me ndihmë ekonomike. Këto programe kanë si qëllim të ulin koston/vlerën  e ilaçeve, për pacientë të ndryshëm.

  • Vlerësoni me kujdes politikat mjekësore

Nëse ju keni vendosur të siguroni shëndetin tuaj, ju duhet të zgjidhni mirë dhe me kujdes, kompanitë me të cilat ju doni të siguroheni. Ju duhet të zgjidhni atë komani,  ku shërbimin e merrni më mirë, informon dritare.net.

Nëse plani është një politikë “e arritur”, çmimi  do të rritet çdo vit në bazë të një përqindjeje të përcaktuar nga kompania e sigurimeve  dhe kjo mund të ndryshojë nga viti në vit.

  • Ju duhet të dini ku të kërkoni ndihmë

Mënyra më e mirë për përfituesit e shërbimeve mjekësore,  për të marrë një informacion të rëndësishme është të shkoni te një agjent, i cili mund t’ju tregojë të gjitha mundësitë tuaja ë përfitimit, informon dritare.net/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.