Këto 8 shenja tregojnë se keni mungesë proteine

Dihet mirë se proteina luan një rol jetësor në funksionimin e organizmit tonë. Dhe nëse keni mungesë të saj, trupi juaj do të vuajë. Një studim thotë se rreth 1 miliard njerëz në mbarë botën kanë mangësi në proteina.

Por si ju paralajmëron ju mungesa e proteinës? Epo, ne të dritare.net kemi sjellë për ju 8 shenja që tregojnë se keni mungesë të proteinës. Mos i humbisni!

 

Uri e madhe

 

 

Dieta e lartë në karbohidrate dhe sheqer. Nëse gjithmonë jeni të uritur dhe keni dëshirë të hani sa më shumë ushqim, kjo mund të vijë edhe si pasojë e mungesës së proteinës në organizëm.

   Dhimbje muskujsh

Muskujt janë rezervuari më i madh i trupit të proteinave. Dobësia e muskujve, dhimbja dhe humbja e masës është një shenjë e mungesës së proteinave.

Probleme me lëkurën dhe thonjtë

Një mangësi e proteinave mund të gjendet fare lehtë. Mungesa e saj ndikon gjithashtu edhe te lëkura juaj, pasi proteina bën një rigjenerim qelizash, prodhon qeliza të reja dhe zëvendëson ato të vdekurat. Nëse kjo ndodh, ju do të vini re se lëkura juaj ndihet e thatë dhe e plasaritur, informon dritare.net

LEXO DHE :  14 vipat, që nuk njihen jashtë skenës!

Rënie e flokëve

Rreth 90% e flokjeve tanë janë të përbërë nga proteina e quajtur keratinë.

Nëse nuk merrni ushqyes të mjaftueshëm, flokët tuaj mund të jenë të hollë dhe të zbehet në ngjyrë.

 

Fryrje të mëlçisë

 

Yndyrosja e mëlçisë, duke shkaktuar inflamacion, dhëmbëza te mëlçia ose dështim të saj, mund të vijë edhe si pasojë e mungesës së theksuar së proteinës, informon dritare.net

Kocka të dobëta

Ashtu si muskujt, një marrje e ulët e proteinave mund të ndikojë edhe nte kockat.  Proteina është e nevojshme për absorbimin e kalciumit dhe metabolizmin e kockave. Prandaj dritare.net ju sugjeron të konsumoni sa më shumë proteina. ‘

 Probleme me gjumin

 

Nëse keni probleme me gjumin, kjo ndoshta është e lidhur me mungesën e proteinave. Mungesa e proteinës në organizëm shkakton edhe mungesë të gjumit.

Probleme me trurin


Nëse keni mungesë të motivimit, kjo mund të vijë edhe si pasojë e mungesë së proteinës. Një studim thotë se, truri ka nevojë për proteina të shumta për të funksionuar siç duhet./K.C/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.