Këto 7 ushqime të shëndetshme, na fryjnë barkun!

Disa ushqime, thjeshtë na fryjnë kur i hamë. Dhe nëse doni të shpëtoni nga fryrja e barkut dhe stomakut, ju thjesht duhet të bëni kujdes me konsumimin e tyre. Dritare.net ka sjellë për ju 7 ushqimet që ju shkaktojnë gazra dhe fryjnë barkun, megjithëse janë të shëndetshme.

  • Perimet, si brokoli, lakra jeshile, lakra e Brukselit dhe lulelakra, megjithëse janë disa nga perimet më të shëndetshme dhe me antioksidantë, ato përsëri ju fryjnë stomakun dhe barkun. Këto perime përmbajnë një karbohidrat, i cili nuk tretet nga stomaku, dhe kalon nga sistemi tretës pa u coptuar. Kur arrin në zorrën e trashë, bakteret në të, ju shkaktojnë gazra dhe bark të fryrë.

Image result for brokoli, laker

  • Lëngu i frutave dhe perimeve

Për të marrë sa më shumë vitamina, ju pini lëngje frutash dhe perimesh. Keni të drejtë, janë shumë të shëndetshme, por kur këto fruta ose perime bashkohen, ato ju fryjnë barkun dhe ju shkaktojnë gazra.

 

  • Fasulet, njihen për konsumim të madh, sidomos në Shqipëri. Nuk ka ditë, ose javë që të mos hamë fasule, ato janë të shëndetshme dhe na mbushin me hekur dhe vitamina të tjera. Gjithashtu fasulet njihen se, shkaktojnë gazra dhe bark të fryrë. Dritare.net, për t’ju bërë sa më të shëndetshëm ka sjellë një sugjerim. Gatuajini fasulet me alga deti, nëse keni, ose kambu, për të rritur edhe tretshmërinë e tyre nga stomaku dhe absorbimin nga zorra e trashë.
LEXO DHE :  Unaza e Re/ Banorët djegin goma, bllokojnë rrugën

  • Shalqiri është një frut i shijshëm, sidomos në verë, që na mban edhe freskët. Por ky frut shkakton fryrje dhe gazra. Përpiquni të hani ananas, ose papaja në vend të shalqirit. Nuk po ju themi të mos e hani, por në masë të vogël.

  • Gruri, elbi, tërshëra ose thekri janë shumë të shëndetshëm dhe plot proteina. Këto kokrra ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi, por në disa raste shkaktojnë edhe fryrje të barkut.

  • Hudhra dhe qepa, njihen për vetitë e tyre antioksidante, vitaminat dhe rritjen e sistemit imunitar. Por këto ushqime mes të tjerash, ju shkaktojnë edhe fryrje barku ose gazra, prandaj më mirë përdorni gjethe preshi, pasi janë më të lehta për t’u tretur dhe nuk shkaktojnë fryrje, këshillon dritare.net

  • Kur ju pini shumë ujë gjatë ushqimit, sistemi tretës nuk e realizon dot mirë tretjen e tij dhe ju do të fryheni. Prandaj dritare.net ju këshillon të mos pini shumë ujë gjatë kohës që hani. /Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.