Këto 5 perime duhet t’i gatuani para se t’i hani!
Dritare.net
Gatimi i ushqimit thuhet se vret disa prej këtyre mikrobeve dhe vitaminave. Kjo është arsyeja, pse ushqimi i papërpunuar supozohet të jetë më i mirë për tretjen tuaj, si dhe për shëndetin e përgjithshëm.
Por ekzistojnë disa perime, që duhet t’i gatuani para se t’i hani.
Dritare.net ka sjellë për ju 5 perimet që duhet t’i gatuani para se t’i hani. Mos i humbisni!
- Brokoli
Brokoli, lakra e Brukselit, lulelakra etj, duhet të gatuhen para se të hahen. Megjithëse, ato hahen edhe të papërpunuara, e mira do të ishte që t’i gatuanit fillimisht, këshillon dritare.net
Pasi i hanë të pagatuara këto perime, shumë njerëz ndihen të fryrë dhe kanë gazra. Prandaj dritare.net ju këshillon t’i gatuani para se t’i hani.
- Patëllxhani
Patëllxhanët përmbajnë solaninë, e cila zvogëlon përthithjen e kalciumit dhe kjo mund t’ju irritojë traktin gastrointestinal. Nëse ju e hani të pagatuar do të keni dhimbje të forta në stomak, dhimbje koke dhe të vjella.
- Gjethe panxhari
Gjethet e panxharit janë toksike dhe të dëmshme nëse ato hahen të papërpunuara. Ju mund t’i hani këto gjethe, por në masë shumë të vogël dhe duhet t’i lani mirë, këshillon dritare.net
- Patate
Patatet janë të shijshme në shumë forma të ndryshme, por nuk është mirë t'i hani ato të papërpunuara. Patatet e papërpunuara nuk janë helmuese ose toksike. Por kur ato janë të paprekura dhe kanë qenë të ekspozuara ndaj dritës së diellit për një kohë të gjatë, mund të përmbajnë sasi të rrezikshme solanine. Kjo mund të shkaktojë simptoma të njëjta si ngrënia e patëllxhanëve.
- Fasule
Nëse hani fasule direkt nga bima, ato do të kenë shije me të vërtetë të neveritshme. Por ja që disa njerëz edhe i hanë. Për më tepër, do t’ju dëmtojnë edhe stomakun, do të keni të vjella, diarre etj./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net