Këta 10 njerëz janë bërë të famshëm në shumë pak orë
Dritare.net
Më poshtë sjellim 10 histori të njerëzve që kanë marrë famë në mënyrë të papritur.
1. Nicky Libert
Një studente nga Londra postoi në rreje sociale foton e një djali të ri që punonte në ndertim. Ajo e kishte takuar djalin teksa po ecte në rrugë në Amsterdam. Bukuria e Nikcy-t u vlerësua shumë nga përdoruesit e Twitter, dhe eventualisht ai bëri kontratë më agjencinë e modelingut “Elite”.
2. Baddie Winkle
Kjo gjyshe u bë e famshme kur stërmbesa postoi foton e saj në Instagram. Ajo tani ka më shumë se 3 milion ndjekës, dhe ndjek një jetë aktive. Ajo kërcen dhe bën twerk, vazhdimisht ndryshon imazhin dhe merr pjesë në shfaqje të ndryshme.
3. Emanuele Fasano
Kur një muzikant italian ishte vonë për trajnimin e tij, ai kuptoi se nuk kishte çfarë të bënte tjetër, perveçse të luante piano teksa qëndronte në stacionin hekurudhor. Për fat të mirë, performanca e Emanuele ishte vënë re nga një producent muzikor,dhe ai e kishte regjistruar. Videoja e bëri talentin muzikor shumë të populluar në rrjetet sociale, gjë që i solli shumë kontakte fitimprurëse.
4. Nusret Gokçe
Ky shef kuzhine, turk, u bë i famshëm falë një video ku ai po gatuante plot pasion mishin dhe mënyra si hidhte kripën. Tani llogaria e tij e Instagramit ka më shumë se 9 milion ndjekës. Edhe yjet botërorë si Leonardo Di Caprio kanë parë performancën e tij.
5. Arshad Khan
Një 18 vjeçar që shiste çaj nga Islamabadi u bë i famshëm brenda një kohe të shkurtër, kur një fotograf postoi një foto të tijën ku dukeshin sytë blu në Instagram.
Fotoja menjëherë mori dhjetra pëlqime dhe tërhoqi shumë vëmendje. Tani, Arashd është në një agjenci të madhe modelingu dhe ëndërron për një karrierë si aktor filmash
6. Philippe Dumas
Pas daljes në pension, Philippe vendosi të shpërndante disa foto në websit-in e njohur “Reddit”. Ai pyeti përdoruesit e rrjetit nesh kishte aftësinë për t’u bërë pjesë e botës së modës. Pamja e tij ishte e pëlqyer jo vetëm nga përdoruesit e rrjetit, por edhe nga agjencitë e modelingut. Ai tani ka kontratë me agjenci modelingu dhe më në fund plotësoi ëndrrën për t’u bërë model.
7. Mike Varshavski
Dr. Mike nga New Jersey u bë i famshëm falë llogarisë së tij në Instagram, ku ai postonte foto të punëve të përditshme. Djali ishte quajtur “doktori më seksi” nga revista “People”. Pavarësisht ofertave për t’u bërë model, ai preferoi të ishte doktor. Dr. Mike është tashmë një doktor i njohur, promovon jetesën e shëndetshme dhe mbështet organizatat e bamirësisë.
8. Cindy Kimberly
Kjo vajzë u bë e famshme kur Justin Bieber postoi një foto të sajën në Instagramin e tij. Të gjithë pyesnin “O zot, kush është kjo vajzë”. Fansat e Justin e gjetën vajzën. Ajo rezultoi të ishte një studente 17 vjeçare nga Costa Blanca, Spanjë. Në kohën e lirë, ajo punonte si dado. Tani ajo ka kontrata me agjencitë më të mëdha të modelingut, ashtu sikurse fotot e saj gjenden në revistat më prestigjioze.
9. Sven Otten
Pasi ky djalë i ri postoi një video kërcimi në YouTube, videoja u shikua nga më shumë 43 milion njerëz nga e gjithë bota. Tani ky kërcimtar gjerman është imazhi i shumë fushatave reklamuese dhe është pronar i një akademie kërcimi.
10. Jeremy Meeks
Jeremy Meeks u arrestua në shkurt të 2015 për dy vite me burg për përdorim arme pa leje. Pasi Departamenti i Policisë Stockton postuan foton e tij në Facebook, përdoruesit e rrjetit e quajtën atë “një kriminel të bukur”. Kur doli nga burgu ai mori disa oferta nga agjencitë e modelingut dhe gjithë kohës ai është i rrethuar nga njerëz të famshëm/ I.M- dritare.net