Këshilli Kombëtar i PD, Basha propozon Nishanin si kryetar

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka propozuar Këshillit Kombëtar të PD që pritet të mblidhet nesër 15 emrat për anëtarë të Kryesisë së PD.

Gjithashtu Lulzim Basha ka vendosur të rikthejë në PD, ish presidentin e Republikës Bujar Nishani duke e propozuar si kryetar të Këshillit Kombëtar të PD.

Në fokus të mbledhjes së Këshillit Kombëtar për ditën e nesërme do të jenë zgjedhja e Kryesisë së re të Partisë Demokratike, por edhe situata politike në vend. Në një dalje për mediat, Basha u shpreh se Këshilli Kombëtar demokrat do zgjedhë kryesinë e re me 15 anëtarë si dhe drejtuesit e sekretariateve, ndërsa vërehet rikthimi i disa emrave si dhe spostimi i disa të tjerëve.

Kështu, kryedmokrati ka propozuar të rikthejë ish-presidentin Bujar Nishani duke e propozuar Kryetar të Këshillit Kombëtar. Një tjetër emër i propozuar dhe që rikthehet në selinë blu është ish-kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata, i cili kandidon për Sekretar të Çështjeve Ligjore përballë Marinela Ziut.

Ndryshime të ndjeshme vërehen edhe në Sekretariatin organizativ, ku sekretari i Përgjithshëm në detyrë, Arben Ristani nuk do rikandidojë më për këtë funksion. Basha ka propozuar që në garë për këtë pozicion të jetë Dorjan Teliti dhe Gazmend Bardhi.

Edhe Enno Bozdo nuk do jetë më Sekretar Organizativ, pasi në vend të tij janë propozuar Sahit Dollapi dhe Lulzim Omuri.

Ndërkohë, Basha nuk ka propozuar emra të rinj për dy nënkryetarët aktualë Edi Paloka dhe Edmond Spaho duke kërkuar votëbesimin e tyre.

LEXO DHE :  Foto/ Kim Kardashian godet sërish me fustanin e zi, të tejdukshëm

Kandidatët për anetarë të kryesise së PDSH:

Agron Shehaj, Aldo Bumci, Arben Beqiri, Arben Ibro, Avenir Peka, Bardh Spahia, Besart Kadia, Dhurata Cupi, Dritan Shano, Dorjan Gjonmarkaj, Endri Hasa, Enkelejd Alibeaj, Enkelejda Sallaku, Enno Bozdo, Enri Ceno, Ervin Salianji, Fatbardh Kadilli, Fatbardha Kadiu, Fatbardh Sallaku, Fitim Zekthi, Flamur Hoxha, Flamur Noka, Florjon Mima, Gazmend Koduzi, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Genti Malko, Gerti Bogdani, Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Jamarber Malltezi, Jorida Tabaku, Kastriot Sulka, Klevis Balliu, Kreshnik Collaku, Ledina Mandia, Luciano Boci, Lindita Metaliaj, Mateo Spaho, Nada Mecorapja, Nevila Xhindi, Ndricim Mehmeti, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Roland Bejko, Rudina Hajdari, Tomorr Alizoti, Tritan Shehu, Valentina Duka, Xhemal Gjunkshi.

Sekretariati organizativ:

Gazment Bardhi – Dorjan Teliti, Sekretar i Pergjithshem
Clirim Gjata – Marinela Ziu, Sekretar per Ceshtjet Ligjore
Sahit Dollapi – Lulzim Omuri, Sekretar Organizativ
Ivi Kaso – Dorjan Gjonmarkaj, Sekretar per Ceshtjet Zgjedhore
Ervin Minarolli – Minushe Lazaj, Sekretar per Burimet Njerezore

Propozime për organe statutore:
Bujar Nishani – Kryetar i Keshillit Kombetar
Halim Kosova Kryetar i Komisionit te Integritetit dhe Etikes
Jemin Gjana Kryetar i Komisionit Zgjedhor
Arben Ristani Kryetar i Komisionit te Apelimit
Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar

Kerkësë për votëbesim:

Edi Paloka – Nenkryetar
Edmond Spaho – Nenkryetar

Anetarë të kryesise ex officio:

Kryetarja e LDG Albana Vokshi
Kryetari i FRPD Belind Kellici./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.