Këshilli Bashkiak: Transformim i parkut Rinia, më shumë gjelbërim dhe argëtim për fëmijët
Dritare.net
Parku “Rinia” në qendër të Tiranës pritet që të transformohet në një ambient më të gjelbër, më argëtues e me rregulla më të qarta menaxhimi e përdorimi. Sipas këshilltarëve te majtë, pas transformimit të Parkut të Madh të Liqenit Artificial që është shndërruar në një nga hapësirat më të frekuentuara nga të gjitha grupmoshat, edhe Parku ‘Rinia’ pritet që të ketë të njëjtën përkujdesje.
Parku, tashmë do të jetë nën kujdesin e veçantë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës, e cila ka hartuar një strategji të re për rikonstruktimin dhe transformimin e tij, duke u bazuar në nevojat e komunitetit.
Ndaj edhe ky vendim synon rregullimin e administrimit sa më efektiv të këtyre hapësirave publike, kombinimin e funksionalitetit të infrastrukturës rekreative me aktivitetet komunitare të jetesës aktive, kujdesin për kushtet e sigurisë, projektimin bashkëkohor dhe përcaktimin e rregullave të qarta për mbrojtjen, mirëmbajtjen dhe menaxhimin publik sa më efecient të këtyre hapësirave në dobi të komunitetit.
Nga kjo ndërhyrje pritet që parku “Rinia, të kthehet në një hapësirë më të madhe , që i jep mundësi qytetarëve dhe gjithë grupmoshave për të realizuar aktivitete të ndryshme./K.Ç/dritare.net