Këshilla që do ju ndihmojnë të zgjidhni fruta dhe perime të shijshme

 

Frutat dhe perimet konsumohen shumë nga njerëzit, të blera nga tregjet apo supermarkete.

Dritare.net ka mbledhur disa këshilla që jua sjell sot në këtë artikull, që do ju ndihmojnë të zgjidhni frutat dhe perimet të pjekura ashtu siç duhet dhe të shëndetshme.

Domatet

Një domate e mirë nuk duhet të jetë me pulla jeshile. Që të hani domate të pjekura duhet të vëreni nëse domatet janë të buta apo jo, sepse domatja është më mirë kur është e butë, përjashtojmë këtu rastet kur kanë nivel të lartë të butësisë.

Bostani

Tregoni kujdes kur të blini bostan gjatë verës sepse, nëse e ka shumë të theksuar ngjyrën e verdhë në lëkurë, nuk është i shëndetshëm.

Qershitë

Qeshitë duhet ti konsumoni vetëm kur ëshët stina e tyre, nuk duhet ët jenë të buta, dhe pa bishta kur i blini, sepse nga heqja e bishtit, brenda tulit të qershisë hyjnë baktere dhe lëngu i qershisë humbet.

Kumbullat

Mos i blini kumbullat nëse janë të dëmtuara, me njolla dhe të çara.
Kumbullat e mira  janë të rënda dhe nga lëkura e freskët duhet të kuptoni se vetëm tani mund ti blini kumbullat.

LEXO DHE :  30 fotot e vitit të protestave në mbarë botën në 2018

Kastraveci


Nëse një kastravec është i freskët, ngjyra e lëkurës nuk duhet të shkëlqejë, sepse nëse është me shkëlqim, janë të rritur me kimikate. Blini tranguj në gjatësinë 4 – 5 cm jo më shumë.

Bananet

Shiko për banane që janë një ngjyrë të verdhë të ndritshme. Pika të vogla në lëvoren e tyre tregojnë se banania është e pjekur dhe është e lejueshme të konsumohet. Por  nuk duhet të ruani këtë lloj banane për më shumë se 2 ditë.

Dardha

Njollat e kuqërremta ose kafe në lëvoren e dardhave tregojnë se fryti  është i pjekur tamam. Nuk duhet të jetë as shumë e fortë as shumë e butë, gjithashtu nuk pranohet të  konsumohen nëse janë të dëmtuara.

Kivi

Njihen nga aroma që kanë, gjithashtu mos blini asnjëherë nëse lëkura e tyre është e vyshkur.

 Limoni

Ju ka mashtruar gjithmonë  e verdha e fortë e limonëve që shikoni në tregje, por jo mos i blini më. Nuk duhet të kenë lëkurë të fortë dhe të trashë, blinii gjithmonë nëse janë si në foton në djathtën tuaj/A.C-dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.